• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, shtohen turistët në Parkun e Antigonesë, por duhet rregulluar rruga (VIDEO)

23/05/2019
Çelet sezoni turistik në Antigone, Golemi: Pas 30 qershorit turizmi do të ketë më tepër vëmendje nga Bashkia Gjirokastër (FOTO)

Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër ka çelur sezonin turistik në Ditën ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, me një seri aktivitetesh brenda tij. Të ftuar nga Gjirokastra, Tepelena, Dropulli, Delvina dhe Përmeti u bënë pjesë e shfaqjes që ndërthuri së bashku traditen, folklorin dhe ekspozita në fotografi e pikturë.

Drejtori i parkut, Shkëlqim Guçe tha se në të janë shtuar vizitorët, por ngushtimi i rrugës së dëmtuar po pengon lëvizjen e autobusëve turistikë drejt Antigonesë.

“Për vitin 2018 kemi pasur mbi 1.500 vizitorë, për dallim nga viti 2017. Por, a ka qenë e mundësuar ardhja e tyre këtu? Ka pasur pengesa, sepse në disa pika, e sidomos te segmenti Asim Zenelit dhe fshatit Krin tashmë është i njohur problemi i rrugës së dëmtuar. Autobusët e mëdhenj që vijnë nga shoqëri të ndryshme turistike ndalojnë dhe pengojnë ardhjen e turistëve”, tha Shkëlqim Guçe, drejtor i parkut.

Artizanët në Panairin e Antigonesë sollën punime tradicionale nga lugina e Drinos dhe Vjosës. Ata flasin për traditën që po trashëgohet me vështirësi, por edhe për interesin e tregut turistik për këto produkte.

Parku Arkeologjik i Antigonesë u shpall “Park Kombëtar” disa vite më parë, por promovimi i këtij destinacioni shumë të rëndësishëm të antikitetit është ende minimal.

Qyteti antik i Antigonesë ishte ndërtuar prej Mbretit molos Pirro në vitin 295 para Krishtit. Deri në vitin 168 para Krishtit, kur u shkatërrua, njihej si një prej qendrave më të rëndësishme urbane të antikitetit./ TCH

Related Posts

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Zyrtare nga policia, nën hetim i riu nga Gjirokastra, dyshohet për përhapjen e lajmit të rremë mbi infektimin me HIV

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jul Deda: Ledion Liço, moderatori më i mirë në Shqipëri

Jul Deda: Ledion Liço, moderatori më i mirë në Shqipëri

22/04/2026
Shkeljet në Coachella kushtojnë shtrenjtë, Bieber dhe Anyma paguajnë mijëra dollarë

Shkeljet në Coachella kushtojnë shtrenjtë, Bieber dhe Anyma paguajnë mijëra dollarë

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al