• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo kërkon të shfajësohet për reagimin skandaloz mbi masakrën e Peshkëpisë dhe thotë se hetimi ka prapavijë politike

25/05/2019
Vangjel Tavo, mjeku gjinekolog që ‘shpallet’ veteriner…

Ish-deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo e kuptoi se me reagimin që bëri për masakrën e Peshkëpisë, ia kishte futur kot. Për t’u shfajësuar apo le të themi për të ‘ruajtur fytyrën’, u detyrua të bënte një reagim të dytë ku tenton të sqarojë qëndrimin e tij. Por edhe me këtë reagim, Tavo le të kuptohet se masakra e Peshkëpisë nuk duhet hetuar. Sipas tij nuk duhet vënë drejtësi për vrasjen e Arsen Gjinit e Fatmir Shehut. Tavo është i mendimit se drejtësia duhej vënë më parë, tani nuk ka vlerë. Fakti se Fredi Beleri dhe ndonjë tjetër është nën hetim s’ka asnjë lidhje me minoritetin. Vangjel Tavo bën gabim që hetimin për Masakrën e Peshkëpisë e lidh me gjoja presion ndaj minoritetit. Mos e përzieni kot minoritetin me ata që vranë në emër të nacionalizmit të sëmurë grek. Minoriteti në Dropull s’ka lidhje me terroristët që bënë masakrën e Peshkëpisë dhe as me ekstremistin Kostandin Kacifas. Kaq! 

Më poshtë reagimi i dytë i Tavos për këtë cështje. 

Mbi çështjen e Masakrës së Peshkëpisë.

VAZHDIM:

Cilido që mendon se deklarata ime mbi këtë çështje anashkalon vendosjen e drejtësisë, kërkon vetëm të hedhë më shumë tymnajë dhe të shfrytëzojë e trazojë harmoninë etnike.

Bij nënash humbën jetën dhe fajtorët duhet të vihen përpara drejtësisë. Një drejtësi e vonuar dhe fatkeqësisht dhe tragjikisht e harruar. Pyetja ime është se përse tani? Përse pas 25 vitesh befas Prokuroria e risjell këtë çështje? Nëse do kishte të bënte me drejtësinë duhet të ishte kryer kohë më parë, por nëse ka të bëjë me devijacione të brendshme, nuk duhet të shfrytëzohet sot për qëllime politike. Autorët erdhën nga përtej kufirit. Përse 30-40 minoritarë brenda kufirit po merren në pyetje sot? Koha asnjëherë nuk është rastësore në politikë, ndaj edhe ky akrep i orës së kësaj çështje duket qartë se ka prapavijë politike.

Unë kam qenë dhe do jem gjithmonë pro jetës, pro drejtësisë, pro zbardhjes së çdo ngjarje në dëm të jetës njerëzore, por nuk do jem kurrë pro politizimit dhe shfrytëzimit për të krijuar diversione me jetën e atyre që u shuan dhe me kanosjen e harmonisë etnike e cila ka prevaluar prej shekujsh dhe është një vlerë e jashtëzakonshme e shoqërisë sonë. Zgjidhni krizën në Tiranë e mos fryni kriza artificiale mbi harmoninë dhe bashkëjetesën etnike.

Related Posts

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!
Kryesore

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

02/09/2026
Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup
Kryesore

Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup

02/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri
Kryesore

BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

02/09/2026
U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)
Kryesore

U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24

Antoneli e nis Monzën nga fundi, shefi i Mercedesit: Çmim për të fituar më vonë

02/09/2026
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

VIDEO/ Asani realizon gol në Iran, i dyti sezonal – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al