• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Iku 6 vjeçe, si arriti në Parlamentin Europian Arba Kokalari, vajza me origjinë nga Gjirokastra. Edhe akuzat e Ismail Kadaresë për babain e saj

27/05/2019
Iku 6 vjeçe, si arriti në Parlamentin Europian Arba Kokalari, vajza me origjinë nga Gjirokastra. Edhe akuzat e Ismail Kadaresë për babain e saj

Arba Kokalari është kryefjala e ditës së sotme në mediat shqiptare. 32-vjeçarja e lindur në Shqipëri dhe e rritur në Suedi ka arritur të sigurojë një vend në Parlamentin Europian.

Arba Kokalari e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka lindur në nëntor 1986 në Tiranë. Ajo ka qenë vetëm 6 vjeçe kur ka shkelur në kryeqytetin e suedez Skohlom. Dhe nuk ka shkuar rrugë pa rrugë si shumë shqiptarë, por si vajza e një diplomati. Arba, është vajza e Bardhyl Kokalarit, ambasadorit të parë shqiptar në Suedi i cili u emërua në vitin 1992. Ndryshe nga ambasdorët e tjere, Bardhyl Kokalari nuk u kthye më kur mbaroi detyrën por qendroi në Suedi ku ndërtoi jetën bashkë me familjen.

Në vitin 2008, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare akuzoi se një ish-diplomat shqiptar ka qenë ai që pengoi vlerësimin e tij me çmimin Nobel. Siç shkruhej në media asokohe, Kokalari i kërkoi zyrtarisht Komitetit të çmimit Nobel, që të mos vlerësohej me këtë çmim bashkëqytetari e bashkëkombësi i tij, Ismail Kadare.

“Një ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi, ka kundërshtuar nominimin tim me këtë çmim. Ky ishte një veprim skandaloz, saqë edhe vetë shtypi u mor gjatë me këtë çështje. E ç’është më e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra”, do të shprehej Kadare asokohe. Vetë Kokalari pati reaguar duke i mohuar këto zëra.

Por le të kthehemi tek e bija, e cila sot ka arritur të marrë një vemendje të jashtëzakonshme si e para deputete me orgjinë shqiptare që futet në PE. Zgjedhja e saj është pershendetur nga Meta, Basha, Pacolli, etj.

Arba, ishte vetëm 16 vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë. Ajo hyn në Parlamentin Europian si shtetase suedeze me Partine Moderate qe eshte parti liberale-konservative qe ka fituar 4 vende ne parlamentin europian.

Më poshtë një interviste që Arba ka dhënë për gazetën Dita në vitin 2014
Arba, kur dhe si keni mbërritur në Suedi?

Unë kam vajtur në Suedi në vitin 1992 kur isha vetëm 5-vjeç pasi babai u emërua ambasador i Shqipërisë në shtetet nordike dhe baltike.

Çfarë profesioni kanë prindërit tuaj?

Përveç prindërve unë kam edhe një motër dhe një vëlla. Babai është inxhinier ndërtimi, ka punuar si senior konsulent rreth 12 vjet dhe sot punon në Shërbimin Suedez Publik të Punësimit, ku merret kryesisht me kontaktet me biznesin suedez. Mamaja është e punësuar si farmaciste.

Për çfarë keni studiuar?

Kam mbaruar shkollën e mesme për kanto. Por që kur isha 16-vjeç jam fokusuar tek studimi dhe thellimi i dijeve të mia në Ligjin Ndërkombëtar, Studime Politike dhe Politikë Europiane në Universitetin e Stokholmit.

Si jeni bërë pjesë e politikës në Suedi?

Fillova angazhimin aktiv në forumin rinor të Partisë Liberal Konservatore (Moderaterna) në Suedi që 16 vjeç dhe vit pas viti kam ngjitur shkallët e partisë. Nuk ka qenë e vështirë pasi atje të rinjtë e kanë rrugën e hapur për t’u integruar më shumë brenda strukturave të partisë nëse ata i përkushtohen asaj. Rinia atje është shumë e rëndësishme për partinë tonë, pasi ata janë forca që bën ndryshimet e mëdha. Partia është shumë e hapur dhe shumë ide diskutohen, dhe rinia ka mundësi që në një farë mënyre, ta monitorojë partinë që të mos i largohet vlerave ideologjike dhe gjithashtu të monitorojë zbatimin e politikave.

Ju tashmë jeni edhe anëtare e Këshillit Bashkiak në pushtetin lokal në vendin ku jetoni, si u përzgjodhët?

Unë pata mbështetjen e anëtarëve të partisë për të kandiduar. Ne kemi një proces ku anëtarët nominohen nga forume dhe organizata të ndryshme brenda partisë dhe pas nominimit votohen brenda saj për t’i përfaqësuar. Kjo metodë zgjedhjeje e kandidatëve është transparente dhe demokratike. Asnjëherë nuk është e lehtë kur je e re dhe femër për të arritur pozicione politike dhe kjo është arsyeja pse unë luftoj çdo ditë e më shumë.

Jeni personazh i njohur në Suedi?

Brenda strukturave të Partisë Liberal Konservatore (Moderaterna) unë jam një emër i njohur. Suedia është ndryshe nga Shqipëria pasi politikanët nuk janë shumë të njohur. Ekspozimin tim në media unë e kam pasur nëpërmjet shpalosjes së bindjeve të mia duke shkruar artikuj. Jam intervistuar dhe për të dhënë opinionin tim mbi çështje të ndryshme ne vend.

Prisni që komunitetit shqiptarë në Suedi t’ju japë votën për në Parlamentin Europian?

Unë dua që komuniteti shqiptarë në Suedi ta dijë që kandidoj. Dua që ta dinë që nëpërmjet angazhimit tim ata do kenë një zë, një person që e kupton çdo të thotë të vish nga një vend tjetër dhe të integrohesh në shoqërinë suedeze, një njeri që lufton për të drejtat e tyre dhe vendeve të tyre, jo vetëm në Suedi por edhe në Europë.

Nëse do të përzgjidheni deputete në Parlamentin Europian, do të loboni edhe me kolegët e tjerë të vendeve anëtare të BE që janë skeptik për anëtarësimin e Shqipërisë?

Mendoj që Shqipëria dhe Kosova meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane. Do të mundohem të bind të gjithë skeptikët që zgjerimi i Bashkimit Europian është i rëndësishëm dhe i vlefshëm. Politikat e zgjerimit të deritanishme kanë bërë që Ballkani Perëndimor të jetë i stabilizuar pas një periudhe të vështirë historike. Kjo gjë nuk duhet të ndalojë që ky stabilitet dhe projekt për një Ballkan më të zhvilluar të mos cenohet. Por nga ana tjetër të gjitha vendet, si Shqipëria dhe Kosova duhet të kuptojnë që demokracia dhe institucionet duhet të konsolidohen para se ky integrim të ndodhë.

Related Posts

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin
Kryesore

Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin

19/11/2026
Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh
Kryesore

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

19/11/2026
Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027
Kryesore

Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

19/11/2026
Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi
Kryesore

Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vështirë ta mbajmë në skuadër – Balkanweb.com – News24

FOTO/ Serie A “thërret” Cristian Shpendin, dy ekipe në garë, Cesena i vendos çmimin

19/11/2026
Vështirë ta mbajmë në skuadër – Balkanweb.com – News24

FOTO/ Serie A “thërret” Cristian Shpendin, dy ekipe në garë, Cesena i vendos çmimin – Balkanweb.com – News24

19/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al