• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehen projektet për ndërtim HEC-i në Vjosë dhe Drino? Ja lëvizja e fundit e AKBN-së

28/05/2019
Rikthehen projektet për ndërtim HEC-i në Vjosë dhe Drino? Ja lëvizja e fundit e AKBN-së

Mundësitë e shfrytëzimit të lumenjve Drino dhe Vjosa për prodhimin e energjisë janë duke u marrë në analizë nga Agjencia Kombëtare Burimeve të Natyrës falë angazhimit në projektin “Aquanex”. Në një bilanc të bërë së fundmi nga kjo agjenci u nënvizua rëndësia e të qenit aktiv në projekte të përbashkët rajonale dhe që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve njerëzore, trajnimin e stafit dhe ndjekjen e modeleve të suksesshme për menaxhimin e burimeve natyrore.

Projekti “Aquanex” ku u vu theksi së fundmi zbatohet në dy zona, në Gjirokastër dhe Përmet dhe synon të vlerësojë potencialin energjetik të dy lumenjve Vjosës dhe Drinos dhe mënyrën se si mund të shfrytëzohen ato për burim energjie. Gjithashtu projekti do të evidentojë dhe problematikat në lidhje me mjedisin. Në këtë projekt janë përfitues AKBN në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.

Roli i AKBN është në dhënien e informacionit nga pikëpamja energjetike në vite për këto dy lumenj, prurjet dhe të dhënat meteorologjike që impaktojnë në to. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës Adrian Bylyku gjatë takimit për vlerësimin e ecurisë së projektit nënvizoi rëndësinë që ka pjesëmarrja e AKBN në aplikime për projekte të reja, nëpërmjet të cilave do të sigurohen trajnime të cilat do të ngrenë nivelin e ekspertizës së AKBN-së në fushën e menaxhimit të burimeve natyrore, si dhe nënvizoi se projektet LED dhe Aquanex kanë një pafundësi mundësish për përfitim të AKBN, si institucioni teknik më eficent, më konkret.

Aktualisht të paktën njëri nga lumenjtë që po merret në analizë, Vjosa është bërë objekt i gjerë debati për shkak të koncesionit për hidrocentralin e Kalivaçit dhe që kundërshtohet nga shoqëria civile nën argumentin se ai do të dëmtojë florën dhe faunën në këtë lumë në mënyrë të parikuperueshme.

Related Posts

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!
Kryesore

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

02/09/2026
Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup
Kryesore

Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup

02/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri
Kryesore

BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

02/09/2026
U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)
Kryesore

U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24

Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
Miliona euro për shitjen, sulmuesit të Kombëtares i bëhet problem pasaporta

Miliona euro për shitjen, sulmuesit të Kombëtares i bëhet problem pasaporta

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al