• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U arratis nga burgu në Greqi, kush është shqiptari i rrezikshëm nga Ksamili. Seria a vrasjeve që kanë tronditur jugun

28/05/2019
U arratis nga burgu në Greqi, kush është shqiptari i rrezikshëm nga Ksamili. Seria a vrasjeve që kanë tronditur jugun

Një 22-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu në Greqi. Ai është Albion Xhezairi nga Ksamili, një person që konsiderohet shumë i rrezikshëm nga policia i akuzuar për vrasje e trafik droge. Por disa orë pas arratisjes ai u kap nga policia në Athinë. 

Xhezairi ishte dënuar në Greqi me 16 vjet burg pasi më 11 maj 2017 është kapur në lagjen “Galtasi” në Athinë. Ai ishte përfshirë në nje grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Roli i tij ishte të vinte nga Athina në kufirin e gjelbër, merrte drogën dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë për ta shitur më pas. Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistoletë, 1 thikë dhe 1 peshore.

Ndërkohë ai është në kërkim në Sarandë dhe vazhdon gjykohet në Gjykatën e Sarandës për vrasje. Konkretisht, më 24 shtator 2016 ai ka vrarë në Shëndëlli të Sarandës, 47-vjeçarin Aleksandër Bardhi.

Vrasja e Bardhit ishte e pa paramenduar nga tre të rinjtë. Ata u nisën nga Ksamili për të vjedhur disa bimë “cannabis sativa” në një parcelë që kishin zbuluar në fshatin Shëndëlli. Të armatosur rëndë me 3 kallashnikovë, ata u përballën me Aleksandër Bardhin që po futej në parcelë me mjetin e tij.

Teksa Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame ishin larguar për tek varka që i kishte transportuar deri aty, Albian Xhezairi qëndroi duke qëlluar me breshëri mbi mjetin që po vinte e duke lënë të vdekur Aleksandër Bardhin.

Disa ditë më vonë policia vuri në pranga vetëm Çikon dhe Lamen, ndërkohë që Xhezairi vazhdon të jetë person në kërkim. Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. Në 30 tetor 2016, babai i Albian Xhezairit, Agroni, gjeti një sasi lëndë plasëse të llojit tritol me celular në automjetin e tij. Bomba nuk kishte arritur të plaste dhe ajo u çaktivizua nga forcat RENEA.

Por paralajmërimi nuk do të mbetej kaq për të, pasi më 11 dhjetor 2016, 53-vjeçari Agron Xhezairi u vra në një pritë teksa po hynte në banesën e tij. Ai u qëllua me “Kallashnikov” nga një distancë e shkurtër dhe mbeti i vdekur në vend, në një ngjarje që ende nuk është zbardhur.

Ndërsa në 19 gusht, është vrarë në Ksamil, Vangjel Ciko, babai i Dhimitrit. Ndërsa familja Lame nga fshati Shalës i Sarandës, është larguar nga Shqipëria dhe është marrë në mbrojtje nga shteti. Albiano Xhezairi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndërsa familja Bardhi, ku ai ka kryer vrasje, konsiderohet një nga familjet më me influencë ne rrethin e Sarandës. Vëllai i Aleksandrit, Petriti ka qenë Kryetar i Komunës Kaçinar në Mirditë, ndërsa vëllai tjetër Floriani është biznesmen dhe aktualisht Këshilltar në Bashkinë Konispol. Albian Xhezairi dyshohet të ketë kryer dhe vrasje në burg në Greqi dhe konsiderohet pjesë e “Mafies se Koridhalos”.

Related Posts

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Kryesore

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

18/07/2026
Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Kryesore

Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

18/07/2026
Është marrë vendimi tashmë…
Kryesore

Është marrë vendimi tashmë…

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Perfekt nga ruleta e penalltive, Egjipti “thyen” Australinë, në 1/8 i pret…Messi

Mo Salah drejt Turqisë, tifozët e Besiktas në “ekstazë” për sulmuesin egjiptian

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al