• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E frikshme, ja sa shqiptarë janë larguar jashtë vendit në 8 vitet e fundit

29/05/2019
E frikshme, ja sa shqiptarë janë larguar jashtë vendit në 8 vitet e fundit

Që nga viti 2011, janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri. Shifrat janë publikuar nga INSTAT, i cili ka përditësuar dhe të dhënat për vitin 2018.

Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijë personave në vit, ku numri më i lartë raportohet në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit të vizave.

Në vitet e mëpasshme numri është ulur, duke u luhatur mes 32-40 mijë të larguar në vit. INSTAT publikon dhe të dhënat për imigrantët, (ata që kthehen në vend), numri i të cilëve ka rënë dukshëm, nga 37 mijë të kthyer në 2011-n, në 23 mijë në 2018-n. Në tetë vjet kanë kthyer në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona.

Si rrjedhojë, migracioni neto, domethënë diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen, është negative. Nga viti 2016 ka një përkeqësim të treguesit të migracionit neto, që është rritur sërish, pasi numri i të ikurve mbetet i lartë dhe i të kthyerve ka rënë. Që nga viti 2011, popullsia është reduktuar neto me 141 mijë persona, vetëm si rrjedhojë e emigracionit.

INSTAT i mbledh këto të dhëna përmes Anketës së Forcave tëPunës. Të dhënat të tjera indirekte për numrin e azilantëve tregojnë se numri i personave që kanë kërkuar të emigrojnë mund të jetë shumëmë i lartë. Përshembull në 2015-n, sipas të dhënave të Eurostat, aplikuan për azil nga Shqipëria rreth 69 mijë persona (në 2015-n, INSTAT raporton 41 mijë emigrantë) . Në total nga viti 2011, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur ndër të parë të botë në raport me popullsinë.

Ndërkohë, numri i atyre që ikin jashtë vendit dhe nuk kthehen më, pa u regjistruar si azilantë, nuk dihet. INSTAT pritet të fillojë Censusin e popullsisë në 2020-n, i cili do të japë një ide më të qartë të popullsisë që ka mbetur në vend dhe asaj që ka emigruar. Sipas të dhënave të deritanishme, emigrantët e ikur në 8 vjet përbëjnë rreth 12% të popullsisë që deklarohet se jeton në vend.

Eurostat raportoi pak ditë më parë për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017.

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga tre vendet që raporton normë negative të migracionit neto për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion neto prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2./Monitor

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembull që duhet të jepet!

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembull që duhet të jepet!

09/05/2026
Brikena Selmani pas daljes: Më ka ardhur keq që dola para Rogertit

Brikena Selmani pas daljes: Më ka ardhur keq që dola para Rogertit

09/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al