• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

4 vjet kryebashkiake e Gjirokastrës, Zamira Rami nuk justifikon dot pasurinë (Investigimi)

03/06/2019
Javën tjetër KLSH zbarkon në Bashkinë Gjirokastër, ja kush duhet të ketë ‘frikë’ nga sita e audituesve

Sipas kontrollit aritmetik – logjik të deklaratave të pasurisë, kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami rezulton me pasuri të pajustifikuar të paktën në një vit të karrierës së saj.  Zamira Rami u zgjodh në krye të bashkisë Gjirokastër në vitin 2015-të si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim me 54.47 % të votave.

Rami ka studiuar për matematikë-fizikë dhe kontabilitet në Universitetin e Gjirokastrës. Që nga viti 1995 ajo ka mbajtur disa funksione në këtë universitet, përfshirë atë si personel ndihmës akademik në disiplinat e informatikës dhe lektore e ftuar. Gjithashtu, Rami ka punuar si instruktore informatike në Qendrën Komunitare Multifunksionale në Gjirokastër si dhe në shkollën ‘Giussepe Grass.’ Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ajo ka shërbyer si prefektë e qarkut Gjirokastër. 

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetarja e bashkisë Gjirokastër nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017. 

Në vitin e parë të deklarimit – viti 2013, kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rama ka deklaruar në ILDKPKI një pasuri familjare të barabartë me 40.8 milionë lekë. Ndërkohë në 31 dhjetor 2017, pasuria familjare e subjektit të deklarimit kapte një vlerë prej 43.9 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 32.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 9.6 milionë lekë likuiditete bankare, 968,455 lekë likuiditete cash dhe 970 mijë lekë pasuri të paluajtshme. Pasuria e paluajtshme e subjektit përbëhet nga një shtëpi e ndërtuar në truallin e shtëpisë së vjetër me vlerë 30 milionë lekë. Burim financimi për këtë objekt kanë qenë të ardhurat e bashkëshortit nga biznesi bar-kafe dhe një kredi e marrë në vitin 2010 me vlerën 6.5 milionë lekë, si dhe të ardhurat e shitjes së 1/3 pjesë takuese në shtëpinë e babait të kryebashkiakes. Në vitin 2016, subjekti ka blerë gjithashtu një shtëpi me vlerë 2.4 milionë lekë në Gjirokastër, me sipërfaqe ndërtimi 168 m2 dhe truall 209 m2.

Gjatë periudhës së deklarimit të pasurisë, nga viti 2013 deri në vitin 2017, subjekti ka pasur të ardhura në vlerë 8.9 milionë lekë, nga të cilat 91 % kanë ardhur nga paga për shkak të funksionit dhe paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite deklarimi nga të cilat një vit rezultoi me probleme.

Subjekti Zamira Rami, në vitin 2016 rezulton me pasuri të pajustifikuar në shumën 766,952 lekë. Në këtë vit subjekti deklaron pakësim të bonove të thesarit nga 1,660,000 lekë në 1,540,000 lekë, por në asnjë nga deklarimet e mëparshme nuk ka deklaruar bono thesari. / BIRN

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata pas largimit nga detyra

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al