Ish- deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmin e keq për ndarjen nga jeta të një miku të tij nga Zagoria.
Pa dhënë më tepër detaje, Tavo shpreh ngushëllime për familjën, miqtë dhe të afërmit e tij.
“Me hidhërim mësova ndarjen nga jeta të Jorgo Dede, një mik i mirë, njeri punëtor, i zellshëm e gjithnjë i interesuar për komunitetin, problematikat e fshatit të tij Doshnicë dhe krahinës Zagorie”, shkruan Tavo.