• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deklaratë e fortë, Rama paralajmëron shkarkimin e Ilir Metës: E ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë

09/06/2019
Deklaratë e fortë, Rama paralajmëron shkarkimin e Ilir Metës: E ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë

Edi Rama paralajmëroi nga Burreli largimin e Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se nga dje e ka shkruar vetë fatin e tij dhe se e ka humbur të drejtën të qëndrojë më në atë zyrë.

Rama e quajti Metën, shpëtimtar të atyre që kishin mbetur në rrugë dhe e cilësoi vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve ligjërish nul dhe moralisht turp.

“Ka shumë më tepër njerëz se ç’dalin në bulevard që duan që kjo qeveri të ikë një orë e më parë, por ama shumica e atyre njerëzve që kanë të gjithë të drejtat e tyre të mendojnë ndryshe nuk janë budallenj dhe nuk mund t’i tërheqë kush prej hunde. Qeverinë nuk e rrëzon asgjë përveç votës së popullit por dëmton ekonominë e secilit.

Dje papritur për shumëkënd por krejtësisht sipas parashikimeve tona dhe të mia, u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur atje në rrugë, as më shumë e as më pak por Presidenti i Republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul, nuk ekziston dhe moralisht është turp si s’ka më turp”, u shpreh Rama.

Ai paralajmëroi të tjera zhvillime duke aluduar për një shkarkim të Presidentit të Republikës, ndërsa theksoi se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.

“Dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës s’kemi parë gjë akoma. Nuk është çmenduria e fundit do ketë edhe të tjera por ama një gjë është e sigurt. Do apo s’do Saliu, do apo s’do Iliri, do apo s’do Lulzimi, do apo s’do filaxhani zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.

Kushtetuta e Republikës nuk është filaxhan që rrotullohet, zgjedhjet nuk janë lloj i kafes turke që e kthen përmbys bashkë me filxhanin. Fatin e tyre politikanët e shkruajnë vetë. Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij, si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Të gjitha ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik, do ikin një nga një vetë”, deklaroi kryeministri Rama.

Related Posts

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron
Kryesore

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe

02/09/2026
Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari
Kryesore

Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari

02/09/2026
Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar
Kryesore

Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar

01/09/2026
Kryesore

Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)

01/09/2026
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë”

02/09/2026
Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al