• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Leverdishmëria ekonomike e rrugëve, ja sa humbje do të krijohej nëse bllokohej aksi Fier-Tepelenë për një javë

17/06/2019
Leverdishmëria ekonomike e rrugëve, ja sa humbje do të krijohej nëse bllokohej aksi Fier-Tepelenë për një javë

Sistemi rrugor shqiptar ka ekspozim të lartë ndaj fatkeqësive natyrore sipas një studimi të Bankës Botërore. Por përpos kostove që vijnë nga riparimi i defektit që krijojnë përmbytjet apo rrëshqitjet e dherave humbjet në tërësi nga mosfunksionimi i akseve rrugore kryesore janë të larta.

Nëse autostrada Tiranë -Durrës nuk do të funksiononte për një javë humbjet nga mos ofrimi i shërbimeve në këtë korridor do të ishin 235 mijë euro në ditë ose mbi 7 milionë euro në një javë. Por aksi me leverdinë ekonomike më të madhe shihet të jetë Durrës-Fier. Mos ofrimi për një javë i shërbimeve në këtë korridor krijon 18 milionë euro humbje ose 2.2 milionë euro në dite edhe pse flukset e lëvizjeve të automjeteve në këtë aks janë më të ulëta se më atë Tiranë -Durrës.

Aksi i tretë për leverdishmërinë ekonomike është ai Tiranë- Elbasan. Nëse autostrada nuk ofron shërbime për një javë dëmi që sjell në ekonomi është 7 milionë euro. Më tej në renditje vjen aksi Milot-Shkodër. Nëse rruga do të bllokohej për një javë kosto e përgjithshme në ekonomi do të ishte 3,3 milionë euro.

Gjithashtu të njëjtën rëndësi ka Pogradec -Korçë me një vlerë prej 3,3 milionë eurosh. Më tej asket Lushnjë -Gramsh, Rrogozhinë -Elbasan, Milot -Peshkopi, Fier-Tepelenë, dhe rruga e Kombit nëse bllokohen kanë kosto rreth 1 milionë euro në javë.

Këto humbje përfshijnë vetëm kostot që vijnë nga bllokimi i rrugëve, Teksa vlerat monetare për riparimin e defekteve që çojnë në bllokimin e rrugëve janë veçmas. Banka Botërorë cilëson se rrugët në Shqipëri janë të ekspozuara më së shumti ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

Vendit tonë i duhet të përballet me kosto të larta për rikuperimin e fatkeqësive që rrjedhin nga fondet që duhen për riparimin e dëmeve dhe kostot që i duhet të përballojë ekonomisë nga mos ofrimi i shërbimeve në rrugë./Monitor

Related Posts

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron
Kryesore

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe

02/09/2026
Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari
Kryesore

Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari

02/09/2026
Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar
Kryesore

Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar

01/09/2026
Kryesore

Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)

01/09/2026
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al