• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD kujton kohët e vjetra të saj, Dasho Aliko akuzon Flamur Golemin për presion ndaj mësuesve

18/06/2019
PD kujton kohët e vjetra të saj, Dasho Aliko akuzon Flamur Golemin për presion ndaj mësuesve

Kreu i PD Gjirokastër, Dasho Aliko, ka reaguar sot përmes një deklarate përmes së cilës denoncon kandidatin socialist, Flamur Golemi, që sipas tij po ushtron presion ndaj mësuesve për të marrë pjesë në takimet e tij elektorale. Mund të jetë vërtet kështu sic thotë Dasho Aliko, ndonëse logjikisht s’ka kuptim pasi duke qenë i vetëm në garë, Golemi është automatikisht kryetar bashkie në Gjirokastër dhe s’ka përse ushtron presion dhe as përse harxhon para.

Megjithatë cfarëdo presioni që ushtrohet ndaj zgjedhësve është i papranueshëm. Aliko duhet t’i dijë mirë këto presione ndaj mësuesve. Në kohën e PD-së në pushtet, mësuesit e Gjirokastrës ngarkoheshin bashkë me nxënës nëpër autobusa për të mbushur takimet elektorale.

E ka bërë Baci Muka këtë gjë, Arjan Pano dhe cdo njeri tjetër që ka drejtuar arsimin. Kuptohet me urdhër politik. Të vësh kujën sot për presion ndaj mësuesve kur ke bërë vetë po të njëjtën gjë dje, madje edhe në mënyrë më të shëmtuar se kaq, nuk është e ndershme. Më poshtë deklarata e plotë e Dasho Alikos. 

Rilindasit per te ruajtur pushtetin, bejne gjithcka !

Nje veprim i paprecedent ka ndodhur mesditen e sotme ku mesuesit e shkollave ne Gjirokaster, jane detyruar te braktisin punen e tyre te perditshme ne institucionet arsimore perkatese, per t’iu bashkangjitur takimit farse te kandidatit pa kundershtar per Bashkine e Gjirokastres.

Takimi eshte zhvilluar ne nje prej kafeneve ne pjesen e poshtme te qytetit duke shkelur kesisoj pavaresine legjitime politike qe duhet te kene arsimtaret. Ky takim ndermerret ne kushtet e shkeljes flagrante te parimeve qe ka sistemi yne arsimor dhe aq me teper kur zhvillohet brenda orarit zyrtar te punes. Ju bej thirrje gjithe te punesuarve te mundin friken dhe te tregohen korrekt me statusin e Nepunesit e te respektojne dispozitat qe percaktohen ne ligj. Ju garantoj se Rilindja nuk ka asnje shanc apo shprese per te shpetuar.

Ndaj presionet qe ju vijne, jane tregues se Rilindja eshte ne grahmat e fundit dhe si e tille, perdor metoda te tilla qe kane ne thelb presionin e vazhdueshem nen kercenimin e humbjes se vendit te punes nese nuk i shkoni pas ne takimet farse elektorale. Ndjej keqardhje per te gjithe ata nepunes qe kane rene pre e presionit te Rilindjes dhe qe ne kundershtim te plote braktisin vendin e punes per te qene pjese e takimeve elektorale farse.

Ju garantoj se gjithcka qe po ndermerret nga Rilindja ne kundershtim me ligjin ne Gjirokaster, eshte e faktuar dhe nje dite do te pergjigjen per gjithcka para ligjit sepse ky i fundit eshte i njejte per te gjithe. Kryetari i PD Gjirokaster Dasho Aliko.

Related Posts

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron
Kryesore

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe

02/09/2026
Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari
Kryesore

Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari

02/09/2026
Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar
Kryesore

Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar

01/09/2026
Kryesore

Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)

01/09/2026
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al