Një grup militantësh të PD-së si dhe disa punonjës të Bashkisë Gjirokastër janë mbledhur sot para pallatit të sportit ku është vendosur KZAZ-ja. Ata qëndrojnë aty në tentativë për të hyrë brenda, por pa u konfrontuar me Policinë e Shtetit që ka marrë në mbrojtje KZAZ-në. Ndërkohë Policia Bashkiake deri më tani nuk e ka zbatuar urdhërin e Zamira Ramit për të hyrë në pallatin e sportit për të liruar ambientet ku punon KZAZ-ja. Të pranishëm bashkë me militantët janë edhe dy ish deputetët e opozitës, Vangjel Tavo e Tritan Shehu. Argjirolajm.net sjell video nga ajo që po ndodh aktualisht para pallatit të sporit.









