• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk iu dogj barku për dekretin dhe as i plas për pallatin e sportit, janë aty për pushtet personal

19/06/2019
Nuk iu dogj barku për dekretin dhe as i plas për pallatin e sportit, janë aty për pushtet personal

Pamë sot në Gjirokastër dhe Dropull dy ish-deputetët, Tritan Shehu e Vangjel Tavo, dy kryetarët e PD-LSI, Dasho Aliko dhe Krenar Kulla, si dhe mbështetës të tjerë të tyre që tentuan të hynin brenda KZAZ-ve. Natyrisht që opozita e rrugës, është në të drejtën e  vet të protestojë dhe këtu ka plot arsye për të protestuar, përfshi sigurisht edhe keqqeverisjen. Teksa i degjoje duke folur përpara oficerëve të policisë dhe kryetarëve të KZAZ-së në Gjirokastër e Dropull, të gjithë kishin të njëjtin shqetësim; dekretin e Presidentit Ilir Meta për 30 qershorin.

Gjirokastra dhe Dropulli sot kishin kaq shumë ‘dashnorë’ dekretesh si asnjëherë më parë. Po u digjet barku për ligjin; Vangjelit, Tritanit, Dashos dhe Krenarit e të tjerëve. Të jeni të sigurt që as nuk u plas fare, as për ligjin, as për dekretin e Metës dhe sigurisht as për pallatin e sportit.

Mendoni pak, pallati i sportit si gërmadhë në mes të Gjirokastrës, gëlon nga aktivitetet dhe lojërat, por na e paskan zënë kriminelat e Edvin Kristaq Ramës që duan të bëjnë zgjedhje. Prandaj mbërritën Robin Hood-at e opozitës për t’ia kthyer popullit. Shumë nga ata që ishin sot në para pallatit të sportit as që nuk e dinë çfarë është dekreti, le më pastaj që nuk pati një të tillë nga Presidenti.

Ilir Meta bëri çdekretim të datës së zgjedhjeve në shkelje flagrante të Kushtetutës. Tritan Shehu, Vangjel Tavo, Krenar Kulla e Dasho Aliko nuk janë aty si shpëtimtarë të ligjit dhe interesit publik. Janë thjesht për ineteresa personale, për pushtetin e tyre. Sigurisht janë në të drejtën e tyre të mbrojnë edhe interesat personale për aq kohë sa ato i kanë të ligjshme, por jo përmes dhunës dhe akteve vandale.

Nuk ka nevojë Gjirokastra, Dropulli dhe gjithë Shqipëria për dhunë, për akte që mbjellin pasiguri dhe vrasin perspektivën. Fatmirësisht sot nuk pati të tilla. Le të shpresojmë se s’do të ketë as nesër. Rrëzojeni Edi Ramën me votë në vitin 2021, mos i vini flakën Shqipërisë. Nëse shumica e shqiptarëve do të ishin me ju, nuk do të dilnin nëpër sheshe një grusht njerëzish. Nëse Gjirokastra do të ishte me ju, sot pallati i sportit do të ishte i rrethuar.

Ata që ju vijnë pas janë thjesht militantët që i ka çdo parti si grup i gatshëm dhe ish zyrtarë të rënë nga vakti që presin të kapin sërish ofiqe publike për të vjedhur. Shqiptarët nuk janë të kënaqur me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij, por nuk shohin shpresë as tek ju, prandaj ju kanë braktisur. Ky është udhëkryqi më i madh i këtyre 28 viteve demokraci në Shqipëri. Se si do të dalim prej tij, askush nuk di ta thotë. Por përmes dhunës natyrisht që jo. Opozita duhet të bindë shqiptarët të jenë më të sepse ajo është ndryshe nga Edi Rama dhe nuk do të qeverisë si ai. Kjo është sfida e saj, jo të djegë shkolla e të marrë pallate sportesh si trofe të një beteje imagjinare. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin
Kryesore

Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin

19/11/2026
Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh
Kryesore

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

19/11/2026
Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027
Kryesore

Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

19/11/2026
Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi
Kryesore

Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al