• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sikur Gjirokastra e Tepelena të imitonin Shkodrën, Lulzim Basha nuk do të shkonte dot as tek shtëpia e vjehrrit

20/06/2019
Sikur Gjirokastra e Tepelena të imitonin Shkodrën, Lulzim Basha nuk do të shkonte dot as tek shtëpia e vjehrrit

Nga Mero Baze/ TemA

Në Shkodër po ndodh një skenar I shëmtuar, që I shkon portretit të Voltana Ademit, por jo Shkodrës. Një tufë cubash me rrogë shteti, kanë bllokuar pedonalen e qytetit me qëllim që të konfortohen me mbështetësit e Partisë Socialiste që kanë takimin e tyre elektoral.

Skena të tilla të ngjashme, Shqipëria ka parë vetëm me “Shoqatën e Enverit” në vitin 1991, por dhe ata i bënin protestat pasi ikin kundërshtarët e tyre.  Konfrontim fizik për të prishur mitingun e një force poltike, në Shqipëri nuk ka pasur pas vitit 1991, kur Partia e Punës bëri antimiting në Tropojë, Burrel dhe disa qytete të tjera periferike. Nuk ka pasur qysh kur Shqipëria pranoi pluralizmin dhe vendosi të pranojë dhe kundërshtarët politikë.

Ajo që po ndodh sot në Shkodër është një provokim I ndyrë I një pakice, e cila nuk është as shumicë politike në Shkodër. Partia Demokratike e ka humbur Shkodrën në vitin 2013 kur ishte në pushtet dhe vazhdon ta humbas si qark. Dhe sikur policia ti lejoj ata cuba të përleshin me vëllezërit e tyre, nuk di si do ndihet ajo fytyrë e zezë që udhëheq disa mercenerë drejt përgjakjes.

Mendësia enveriste që tenton të përfaqësoj Shkodrën duke I imponuar shëmtinë e një dhune në formë Voltane, nëse do të imitohej nga qytetet e tjera të Shqipërisë, do ti binte që Luzlim Basha të mos dilte as nga pallati I shtëpisë.
Sikur Vlora të imitonte Shkodën, Lulzim Basha do mbetej në Mifol dhe sikur Tepelena apo Gjriokastra të imitonin një të qindën e saj, Lulzim Basha nuk shkonte dot as tek shtëpi e vjehrit se e ka dhe në hipotekë të tij. Por Shqipëria për fatë të mirë nuk ka rënë në nivelin e Voltanës dhe nuk duket ende e shëmtuar. As Shkodra nuk është Voltana.

Voltoana pëfaqëson ata 100 vet të paguar në bulevard, që tentojnë të diktojnë se kush ka të drejt të bëj miting në një qytet. Sikur me mendësinë e Voltanës sot të ishin gjithë shqiptarët, lufta civile do të ndizej për 5 minuta, dhe shqiptarët do vriteshin me njëri tjetrin për Edi Ramën, apo Sali Berishën, pasi I vuri shkrepsen Ilir Meta.
Por për fatë Shqipëria është e bukur se nuk është si Voltana.

Precedenti për të sulmuar kundërshtarin në një qytet me cuba të paguar, është papërgjëgjësia më e madhe që sot Ilir Meta ja ka varë si gurë të rënd në qafë Shqipërisë, për ta mbytur atë me shpresë se shpëton vet. Ky gurë herë e kanë emrin Voltanë e herë Azganë, po është gjithnjë I njëjti, një tufë idjotësh dumbabistë, që mendojnë se duke ndezur zjarrin e një përplasje civile, ata do të jenë heronjtë e saj.

Në fakt ata do të jenë viktimat e saj, të keqpërdorurit e saj dhe në fund të përbuzurit e saj. Do të jenë ata që do të mohohen dhe nga Sali Berisaha dhe nga Ilir Meta apo Luzlim Basha, sapo të ndreqin punët e tyre. Shkodra do jetojë gjatë dhe në historinë e saj, ky gjest I shëmtuar si çdo gjë tjetër e shëmtuar do të mbaj emrin e Voltanës. Shkodra që i ka dhënë Shqipërisë kolosët e kulturës dhe emancipimit kombëtar, shëmtira të tilla, I ka pjesë të jashqitjes së saj, po jo të historisë së saj.

Shqipëri apo ashtu. Voltana Ademi kërkon të bëhet promotore e nxitjes luftës civile në Shqipëri, me shrpesë se do imitohet nga gjithë qytetet shqiptare. Nëse do të çmendej Shqipëria dhe do të imitonte Voltanën, PD do të fshihej nga gjeografia politike për 24 orë. Por Shqipëria nuk adhuron Voltatën për këtë që bën. Shqipëria pështyn mbi Voltanën. Dhe I vjen keq për pështymën, kur shikon mbi çfarë fytyre bie.

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”

Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”

20/03/2026
Rënie për Oscars 2026, çfarë po ndodh me audiencën?

Rënie për Oscars 2026, çfarë po ndodh me audiencën?

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al