Shoqërohet në Komisariat kryetari i PD dega Sarandë, Hariz Mema, për protestën e organizuar ditën e shtunë kur në Sarandë erdhi kryeministri Rama. Mësohet se kreu te PD-se, se Sarandes i kane komunikuar ne polici se do te ndihet penalisht per organizim te tubimit te paligjshem.
Diten e shtune, pasdite dhjetëra qytetarë e mbështetës të opozitës u ngritën në protestë, kundër kryeministrit Rama. Ndonëse filloi si një protestë e qetë, pas disa mometesh pati dhe perplasje te protestuesve me policine, ku FNSH u bë gati për ndërhyrje.
Ata u mblodhen tek rruga e Flamurit, rreth 200 metra larg podiumit, ku kryeministri Rama mbajti fjalën e tij. Mes protestuesve ishin edhe ish-deputeti Fatbardh Kadilli dhe ish-deputetja Nada Mecorrapaj.









