• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra ndër dy qarqet me më pak vjedhje

24/06/2019
Ministri Sandër Lleshi takim me shefat në Gjirokastër

Policia e ka ende të vështirë të zbulojë vjedhjet e kryera. Të dhënat e vëna në dispozicion për Top Channel, tregojnë se puna zbuluese e policisë për vjedhjet është e ulët, rreth 48%.

Në vetëm pesë muajt e parë të këtij viti, janë kryer rreth 2200 vjedhje të kategorive të ndryshme, ndërkohë që nga këto, janë zbuluar vetëm 1063 vjedhje. Këto të dhëna tregojnë që policia ka arritur të zbulojë vetëm një në dy vjedhje të kryera.

Qarku i Tiranës dhe Vlorës, kanë edhe numrin më të lartë të vjedhjeve, ndërsa Gjirokastra dhe Kukësi, janë qarqet që kanë më pak vjedhje. Shqetësuese mbetet puna zbuluese e policisë për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e vjedhjeve.

Qarqet me numrin më të ulët të zbulimit të vjedhjeve nga policia, janë Durrësi dhe Dibra, ku në të dyja qarqet, janë zbuluar vetëm 1 në 3 vjedhje. Ndërsa, dy qarqet me numrin më të lartë të zbulimit të vjedhjeve janë Lezha dhe Shkodra. Në Lezhë, 3 nga 5 vjedhje të kryera janë zbuluar nga policia, ndërsa në Shkodër, janë zbuluar 4 nga 5 vjedhje të kryera.

Një nga vjedhjet e cila lakmohet më shumë nga hajdutët, janë shtëpitë. Në pesë mujorin e parë të këtij viti, në Shqipëri, janë vjedhur mesatarisht rreth 4 shtëpi. Qarqet me numrin më të lartë të këtyre vjedhjeve janë Tirana dhe Vlora me nga rreth 120 shtëpi të vjedhura në 5 muajt e parë të këtij viti.

Në Vlorë , policia ka zbuluar vetëm 1 në tre raste të vjedhjes së shtëpive, ndërsa në Tiranë, pothuajse 1 në dy vjedhje është zbuluar. Nga të dhënat që Top Channel disponon, vjedhjet e papërcaktuara dhe ato të mbetura në tentativë, zënë numrin më të lartë të vjedhjeve në total. Për këtë kategori, policia ka zbuluar po thuajse 1 në dy vjedhje.

Vjedhja e energjisë elektrike renditet pas vjedhjes së shtëpive. Për këtë kategori, policia nuk ka arritur të zbulojë vetëm dy raste nga 284 vjedhje në total.

Mbi 2200 vjedhje të kryer gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti, kanë pasur 1477 autorë, ku pjesa më e madhe e tyre po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme janë arrestuar./ Tch 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al