• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Projekti gati, Libohova së shpejti me ujësjellës të ri (FOTO)

26/06/2019
Projekti gati, Libohova së shpejti me ujësjellës të ri (FOTO)

Kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi dhe drejtori i ujësjellësit, Aldi Sinani, kanë pritur në një takim drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, Alqi Bllako, për të biseduar mbi projektin e ndërtimit të një ujësjellësi të ri për Libohovën.

Aktualisht Bashkia Libohovë ka bërë gati një projekt për ujësjellësin e ri, ndërsa pritet vetëm miratimi i financimit nga qeveria. Paraprakisht vlera e investimet përllogaritet në mbi 2.5 milionë euro. Sipas njoftimit të shpërndarë për media nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, thuhet se Libohova do të ketë 24 orë ujë të pijshëm brenda vitit 2020. 

“#Libohova2020 24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi për 3.600 banorë. Alqi Bllako Drejtor i Përgjithshëm, AKUM Luiza Gogo Kryetarja Bashkisë Libohovë ekipi drejtues UK Libohovë diskutuan mbi investimet e nevojshme për ujësjellësin e Libohovës, për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe me cilësi. Investimi i ri parashikon marrjen e ujit nga burimi Zhepës , ndërtimin e veprës e depos grumbulluese. Ky investim synon të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi; ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe instalimin e matësave për çdo konsumator”, thuhet në njoftimin e AKUM.

Ky investim nëse do të financohet zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijshëm në Libohovë. Aktualisht Libohova ka një rrjet ujësjellësi të amortizua më shumë se 30-vjecar. Mbi 1200 banorë furnizohen me vetëm 1.5 orë ujë në ditë, ndërsa furnizimi mesatar shkon në rreth 4-5 orë ujë në ditë. Lidhje të paligjshme dhe përdorim ujit të pijshëm për vaditje është një tjetër problem që kërkon zgjidhje. 

Kryebashkiakja Luiza Mandi e ka kërkuar këtë investim edhe gjatë një darke pune që pati fundjavën e shkuar me Kryeministrin Edi Rama në Gjirokastër. Gjasat janë që edhe ky projekt madhor për Libohovën të financohet nga qeveria njësoj sic u financua projekti i transformimit të qendrës, rruga e Bulos, rruga e Labovës etj. 

©argjiroja.net 

Related Posts

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente
Kryesore

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al