Kandidati socialist për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi vijon fushatën elektorale deri në ditët e fundit të saj. Sot teksa ka postuar një foto me një fëmijë të vogël, ai përsërit qëndrimin e mazhorancës pas dekreti të ri të Ilir Metës se zgjedhjet do të zhvillohen në 13 tetor.
“30 qershorin s’e luan as topi. Jemi gati për fitoren historike dhe ndryshimin që meriton Gjirokastra 🙂
#PërGjirokastrënQëDuam”, shkruan Golemi.









