• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ç’po ndodh në Dropull? Tavo takon vëzhguesit e huaj dhe më pas shkon në Grapsh ku ndodhet KZAZ-ja (FOTO)

29/06/2019
Ç’po ndodh në Dropull? Tavo takon vëzhguesit e huaj dhe më pas shkon në Grapsh ku ndodhet KZAZ-ja (FOTO)

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, është parë në Dropull pasditen e sotme. Burime të argjiroja.net thonë se Tavo ka patur një takim me vëzhgues të huaj në një prej lokaleve të fshatit Goranxi. Mësohet se atyre u ka thënë që ka informacione se kutitë e votimit janë të hapura paraprakisht, në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e votuesve në mënyrë fiktive. Tavo pretendon që në Dropull nuk do të votojnë as 20% e votuesve.

Nuk dihet se mbi ç’baza i bën Tavo këto llogari, sidoqoftë nuk është sekret që ai tashmë ndodhet në një pozitë shumë të vështirë sepse pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit duke i besuar verbërisht Bashës dhe Monikës, shikon se si do të humbasë edhe Bashkinë Dropull, ‘kështjellën’ e tij të fundit.

Ndaj Tavo do të bëjë të gjitha përpjekjet, përfshi edhe diversionin tek ndërkombëtarët, në mënyrë që procesi të delegjitimohet. Pas takimit me vëzhguesit e huaj, Tavo është parë në një prej lokaleve të fshatit Grapsh, aty ku është vendosur edhe KZAZ-ja e Dropullit. Ndërkohë Ahile Deçka, kryebashkiaku aktual, ndodhej në fshatin Vrisera, ku refuzonte të jepte çelësat për qendrat e votimit. Pas disa minutash debatesh, në fund Deçka u bind për të mos u bërë pengesë e procesit zgjedhor. Në Dropull PS kandidon Dhimitraq Tolin.

Materialet zgjedhore kanë mbërritur në KZAZ. Nuk dihet se si do të shkojë nesër procesi, por pas ultimatumit amerikan ndaj opozitës, gjasat janë që të mos ketë incidente. PD-LSI tashmë e fokusojnë strategjinë e tyre në një drejtim tjetër. Të bëjnë çmos që të dalin sa më pak njerëz nga shtëpia për të votuar. Nëse pjesëmarrja është e ulët në rang kombëtar, opozita do të thotë se populli refuzoi Edi Ramën dhe ne kemi të drejtë në kërkesat tona. Megjithatë të shohim çdo të ndodhë pas 1 korrikut.

©argjiroja.net 

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

01/09/2026
UEFA Youth League/ Partizani njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path” – Balkanweb.com – News24

UEFA Youth League/ Partizani njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path”

01/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al