Procesi i votimit vijon normalisht edhe në Përmet. Deri më tani nuk raportohen incidente. Interesant është fakti se në votim ka marrë pjesë edhe vjehrra e kryebashkiakut aktual, Niko Shupuli. Zonja Florica Konomi i është drejtuar kutive të votimit si shumë qytetarë të tjerë të Përmetit. PS kandidon në këtë bashki Alma Hoxhën.
©argjiroja.net









