• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo i dëshpëruar nga shpartallimi i LSI në Gjirokastër e Dropull. Thotë se i ka numëruar vetë të gjithë votuesit

30/06/2019
Vangjel Tavo, mjeku gjinekolog që ‘shpallet’ veteriner…

Përmes një deklarate për mediat nga Gjirokastra, ish deputeti i LSI, Vangjel Tavo denoncon parregullsitë në votime në këtë qark. Sipas Tavos, administrata shtetërore ka qenë gjithë këto ditë e intimiduar dhe e detyruar për të vajtur, për të votuar, pasi nëse të hënën nuk do të kenë shenjën në gisht, atëherë ata do të pushohen nga puna. Sipas ish deputetit, LSI ka patur në çdo qendër votimi monitoruesit e saj ndaj çdo përpjekje e mazhorancës për të manipuluar pjesëmarrjen do të jetë e kotë.

“Duket qartë që mazhorancën e ka zënë tmerri i humbjes së madhe në qarkun e Gjirokastrës, por mesa duket është në të gjithë Shqipërinë, në kushtet që opozitës i është mohuar e drejta për të patur përfaqësues në qendrat e votimit dhe në KZAZ-të përkatëse u morën votat, ne si opozitë, unë bashkë me forcën time politike LSI-në kemi caktuar jashtë qendrave të votimit nga 1 deri në 3 persona për të monitoruar dhe për të evidentuar çdo votues që shkonte për të votuar nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të pasdites dhe kemi evidentuar numrin ekzakt të votuesve dhe do të kemi në një kontakt tjetër që do të kemi së bashku analitikisht në çdo qendër votimi listë-prezencës të njerëzve që kanë votuar”, thekson Tavo.

Deklarata e plotë e Vangjel Tavos:

Përshëndetje!

Pas një dite të gjatë ku të gjithë pamë se si është zhvilluar procesi i votimit në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, vendosa që në mbyllje të këtij procesi të bëja këtë deklaratë për të denoncuar parregullsitë në procesin zgjedhor, në pothuaj të gjitha bashkitë dhe qendrat e votimit në rrethin e Gjirokastrës, ku njerëzit kanë votuar nën presionin e forcës së pushtetit, nën presionin e prezencës së policisë së shtetit.

Ku administrata shtetërore ka qenë gjithë këto ditë e intimiduar dhe e detyruar për të vajtur, për të votuar, pasi nëse të hënën nuk do të kenë shenjën në gisht, atëherë ata do të pushohen nga puna edhe pse vetë votojnë, vetë menaxhojnë të gjithë procesin e votimit, vetë numërojnë pa përfaqësuesit e opozitës.

Duket qartë që mazhorancën e ka zënë tmerri i humbjes së madhe në qarkun e Gjirokastrës, por mesa duket është në të gjithë Shqipërinë, në kushtet që opozitës i është mohuar e drejta për të patur përfaqësues në qendrat e votimit dhe në KZAZ-të përkatëse u morën votat, ne si opozitë, unë bashkë me forcën time politike LSI-në kemi caktuar jashtë qendrave të votimit nga 1 deri në 3 persona për të monitoruar dhe për të evidentuar çdo votues që shkonte për të votuar nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të pasdites dhe kemi evidentuar numrin ekzakt të votuesve dhe do të kemi në një kontakt tjetër që do të kemi së bashku analitikisht në çdo qendër votimi listë-prezencës të njerëzve që kanë votuar.

Kjo është listë prezenca e njërit prej fshatrave të Dropullit dhe ashtu si kjo, është zhvilluar ky proces në të gjitha fshatrat e Bashkisë së dropullit, Gjirokastër, Libohovë dhe në të gjitha Bashkitë e tjera të Qarkut të Gjirokastrës ku janë evidentuar me ekzaktësi numri total i pjesëmarrësve në qendrat e votimit.

Unë në këto momente kam gati numrin e votuesve për Bashkinë e Dropullit, ky rezultat është i orës 18.59 minuta në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë së Dropullit, numri total i votuesve në Bashkinë e Dropullit është 1808 sipas të dhënave të përfaqësuesve të mi që kanë qenë jashtë qendrave të votimit.

Çdo shifër përtej kësaj shifre është shifër e rremë, është manipulim, është mbushje kutish, ashtu sikurse ne e kemi parashikuar dhe e kemi denoncuar prej ditësh. Pasi kuptohet na është hequr e drejta, ashtu sikurse theksova në fillim, për të patur përfaqësuesin tonë në qendrat e votimit.

Pra po e ritheksoj, çdo shifër përtej shifrës 1808 votues në Bashkinë e Dropullit është manipulim dhe mbushje kutish në qendrat e votimit. Unë rezultatet i kam në çdo qendër votimi, po për të mos iu marrë kohë tani në këto momente, po të doni mund tua nis të gjithëve që t’i keni, në çdo qendër votimi. Pra ashtu sikurse e theksova ky është rezultati i Bashkisë së Dropullit dhe për gjysëm ore do të kemi rezultatin e të gjitha bashkive të Qarkut të Gjirokastrës në mënyrë analitike, qendër më qendër votimi. Ju falënderoj dhe jam i gatshëm t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja.

Si e vlerësoni rezultatin në Përmet, pjesëmarrjen e cila e ka kaluar shifrën e 4000?

Atëherë, Përmeti sipas informacioneve të mia, por janë informacione të orës 18:30 minuta, kanë votuar 3400 veta. Po ua përsëris janë gjysëm ore para mbylljes së procesit të votimit. Nëse doni mund t’iu jap edhe bashkitë e tjera. I kam të gjitha por janë gjysëm ore përpara mbylljes së votimit.

Related Posts

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin
Kryesore

Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin

19/11/2026
Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh
Kryesore

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

19/11/2026
Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027
Kryesore

Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

19/11/2026
Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi
Kryesore

Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al