Një sherr ka ndodhur në Këlcyrë mes dy shoferëve. Sipas policisë Gjirokastër shkak i sherrit kanë qenë pasagjerët.
Në qytetin e Këlcyrës shtetasi A.M., rreth 50 vjeç, banues në Përmet, drejtues autobuzi është konfliktuar (për pasagjerë) me shtetasin I.Ç, rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, drejtues fugoni.
Shtetasi A.M., gjatë konfliktit është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë, i cili është transportuar drejtë spitalit të Traumës Tiranë. Shtetasi I.Ç., është
shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









