• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti i OSBE / Pronarët me interesa politike. Klan dhe Top Channel mbështesin PS-në

01/07/2019
Raporti i OSBE / Pronarët me interesa politike. Klan dhe Top Channel mbështesin PS-në

Raporti paraprak për zgjedhjet i ka dhënë një shuplakë të fortë mediave shqiptare, mënyrës se si ato pasqyrojnë realitetin dhe sidomos pronarëve të tyre që për interesat ekonomike anojnë hapur politikisht. “Media nuk pati pavarësi dhe nuk i shërbeu informimit të publikut tha gjatë konferencës për shtyp shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Audrey Glover.

Ajo shtoi me gojën e saj se interesat e pronarëve që mbrojnë njërin krah politik ndërhyjnë në redaksi duke shkatëruar politikat e pavarura editoriale. Ndërsa në raportin e shkruar ku gjendet edhe një senksion që i kushtohet pasqyrimit të mbulimit mediatik të dy partive kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, thuhet se në edicionet e lajmeve në të gjitha mediat e monitoruara, PS-ja siguroi midis 29 dhe 34 % të hapësirës informative, ndërsa PD-ja qendon në kufirin midis 20 dhe 26 % të këtij mbulimi.

Por raporti bën dhe përcaktimet se nga anuan televizionet e mëdhenj: “Veçanërisht, dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, Neës 24, e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive. Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ. Kanali publik, RTSH-1 është më neutral se mediat private, ku PS-ja u trajtua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral.”- shkruhet në deklaratë e misionit të OSBE-ODIHR.

Në fakt në këtë konstatim nuk ka asnjë surprizë. të gjithë e dijnë se kujt i shërbejnë televizionet e mëdha. Por ky ‘lajm” ka vlerë vetëm se vihet në gojën e OSBE ODHIR./Lapsi.al

Related Posts

Rama: Korrupsioni nuk ka arritur kulmin, por lufta kundër korrupsionit
Kryesore

Rama: Korrupsioni nuk ka arritur kulmin, por lufta kundër korrupsionit

13/04/2026
Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

13/04/2026
Barcelona, Flick: Champions është ndryshe, ka vetëm ndeshje të forta

“Pres ndeshje ndryshe”, Flick: Jemi të motivuar, kualifikimi në duart tona

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al