Policia e Gjirokastrës ka kapur një person të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Ai është 59-vkeçari I.M, banues në fshatin Picar.
“Në afërsi të fshatit Picar ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin R.R. (i arrestuar në flagrancë në datë 24.05.2019) tentuan të kultivonin disa fidanë Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, sqaron policia përmes një njoftimi për media.
©argjiroja.net









