Aksi Vlorë-Orikum ngarkohet nga trafiku i automjeteve gjatë sezonit turistik. Situata bëhet më e rëndë në fundjavë kur ka më shumë dyndje drejt bregdetit. Me hapjen e një krahu të bypassit të Fierit, u shmang trafiku në Levan, por problematik mbetet aksi nga Vlora drejt Orikumit. Argjirolajm.net sjell foto të shkrepura sot pasdite.










