Kryeministrit aktual i Greqisë, Alexis Tsipras ka reagaur në një prononcim për mediat, pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij renditetj e dyta.
Tsipras bëri me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e Demokracisë së Re Qirjako Micotaqis dhe e kishte uruar për fitoren.
Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.
“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re mos marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”,-u shpreh Tsipras.









