• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykatat i vënë ‘vulën’ zgjedhjeve të 30 qershorit, ‘goditje’ për opozitën dhe Presidentin

12/07/2019
Në Delvinë kërkojnë 400 fletë të tjera votimi (FOTO)

Gjykatat shqiptare kanë nisur të konfirmojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke hedhur poshtë kësisoj të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike, LSI dhe Presidentit Ilir Meta kundër zgjedhjeve. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë si të paligjshëm dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, si dhe pas njohjes së procesit nga SHBA-BE, tashmë janë gjykatat shqiptare, ato që po u vënë vulën e ligjshmërisë zgjedhjeve të 30 qershorit, duke konfirmuar mandatet e kryebashkiakëve të rinj.

Vendimet e gjykatave për konfirmimin si të ligjshëm të mandateve të drejtuesve të rinj të bashkive duket se do t’i japin fund edhe betejës së opozitës dhe Presidentit Ilir Meta për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndryshe nga pretendimet e opozitës dhe Presidentit, gjykatat po konfirmojnë se, kryebashkiakët e rinj e kanë marrë mandatin në përputhje me Kushtetutën dhe përmes zgjedhjeve të ligjshme. Pas këtyre vendimeve, kryebashkiakët e PD-LSI do ta kenë tepër të vështirë të qëndrojnë në zyra me forcë, pasi mund të përballen me akuza penale.

Kryebashkiaket e certifikuar

Ndërkohë sot, Gjykatat i kanë vërtetuar mandatin edhe kryebashkiakut të Librazhdit Kastriot Gurra dhe të Fierit, Armando Subashi.

Gledian Llatja, i cili kandidoi dhe u zgjodh në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, është kryebashkiaku i parë që konfirmohet në detyrë për drejtimin e Bashkisë së Elbasanit, për katër vitet e ardhshme. Llatja kandidonte i vetëm për Bashkinë e Elbasanit e cila më herët është drejtuar për tre mandate Qazim Sejdini.

Llatja ka vendosur vetë në lëvizje gjykatën në bazë të nenit 60 të ligjit për veteqeverisjen vendore, i cili parashikon që “Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”.

Po kështu, mandatin e kryebashkiakut e ka marrë dje edhe kandidati fitues për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali. Ndërkaq, edhe kryebashkiakë të tjerë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si fitues, u janë drejtuar gjykatave për konfirmimin e mandateve të tyre.

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al