Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Gjirokastrës thotë se vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestua në flagrancë shtetasi: V.B., 29 vjeç, banues në fshatin Dragot, Tepelenë, pasi: Në afërsi të fshatit Dragot, në pronë publike, u kap në flagrancë duke kultivuar disa fidanë kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.









