• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A do t’ia dorëzojë detyrën Zamira Rami-Flamur Golemit? Shihni çfarë ndodhte në Bashkinë Gjirokastër 4 vite më parë (FOTO)

26/07/2019
A do t’ia dorëzojë detyrën Zamira Rami-Flamur Golemit? Shihni çfarë ndodhte në Bashkinë Gjirokastër 4 vite më parë (FOTO)

Katër vite më parë në Bashkinë Gjirokastër pati një ceremoni të kalimit të detyrës nga njëri kryebashkiak tek tjetri. Flamur Bime ia dorëzoi Zamira Ramit. Ishte pikërisht 29 korriku i vitit 2015. (Shihni fotot më poshtë) Ndërkohë nuk dihet nëse do të ketë një ceremoni të tillë edhe kësaj here.

Flamur Golemi merr mandatin javën e ardhshme pasi Gjykata dha vendim për zgjedhjet e 30 qershorit në Gjirokastër, ndërsa Kolegji Zgjedhor u shpreh sot për Këshillin Bashkiak. Praktikisht nuk ka më asnjë pengesë që ta vonojë ‘bashkinë e re’. Vetëm nëse Zamira Rami do të vendosë të mos e lëshojë zyrën duke respektuar kështu vendimin e opozitës së bashkuar, e cila u ka bërë thirrje kryebashkiakëve të vet të mos largohen pasi 30 qershori është i paligjshëm.

Gjasat janë që kjo të mos ndodhë. Aq më tepër kur Zamira Rami nuk është në pozita komode. Vera për të, ka për të qenë e trazuar nëse kemi kemi parasysh dosjen në Gjykatë, ku ajo akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Nga ana tjetër, nëse kthen kokën pas për gjithë këto muaj, që prej shkurtit, Rami ka qëndruar pasive dhe as është përzier fare me deklarata publike apo qëndrime kundër PS-së dhe Flamur Golemit.

Thënë këto, ka pak shanse që ajo të bëjë rezistencë, por jo domosdoshmërisht mund të pranojë t’i dorëzojë zyrën kryebashkiakut të ri, Flamur Golemi. Faktikisht do ishte në nderin dhe staturën e kryebashkiakut si funksion, të kishte një ceremoni për dorëzimin e detyrës. Natyrisht edhe në lartësinë e Zamira Ramit si grua. Kemi nevojë për shembuj të tillë, të shohim të zgjedhur që i pasojnë detyrën njëri-tjetrit, njëjtë siç pamë së fundi në Greqi mes Tsipras e Mitsotakis.

Duhet ta krijojmë dhe ta mbajmë fort këtë ritual në cdo zyrë të shtetit. Por edhe nëse Zamira Rami ngrihet në lartësinë që i kërkon funksioni dhe pranon Flamur Golemin në zyrë për t’i dorëzuar detyrën, ajo do të tregohet me gisht si e vetmja ndoshta ndër kryebashkiakët e opozitës që nuk respekton porosinë e PD-LSI. Sigurisht që kjo nuk i intereson as Bashës e as Kryemadhit. Megjithatë zgjedhja është në dorën e Zamira Ramit.

©argjiroja.net 

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal  fiton në Birmingham

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal fiton në Birmingham

01/09/2026
I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24

Pas goditjes ndaj arbitrit, Xhaferri: I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit!

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al