Nesër do të konstituohen tre këshilla të rinj bashkiakë në qarkun Gjirokastër të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Fillimisht nis paradite në orën 10:00 konstituimi i Këshillit Bashkiak Tepelenë.
Në orën 12:00 do të konstituohet Këshilli Bashkiak Memaliaj, ndërsa pasdite në orën 18:00 do të konstituohet Këshilli Bashkiak Libohovë.
Të pranishëm do të jenë edhe deputetët e qarkut; Bledi Çuçi; Mirela Kumbaro e Artemis Malo. KQZ miratoi tabelat përfundimtare me rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa Kolegji Zgjedhor ‘vulosi’ legjitimitetin e këshillave bashkiakë.
Në Tepelenë vijon punën për mandatin e tretë Tërmet Peçi, në Libohovë për mandatin e dytë Luiza Mandi, ndërsa në Memaliaj kryetari i ri Gjolek Guci.
©argjiroja.net









