• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fjalimi i parë i Alma Hoxhës si kryebashkiake e Përmetit

31/07/2019
PD dorëzon Bashkinë Përmet, Alma Hoxha betohet si kryetare (FOTO)

Nga Alma Hoxha

Përshëndetje të gjithëve!

I nderuar Minister Z. Bledi Cuci ,
Të nderuara deputete Znj. Mirela Kumbaro , Znj. Artemisa Malo,

I nderuar Prefekt Z.Astrit Aliaj,
Të nderuar të ftuar, përfaqësues të komuniteteve fetare, institucioneve qëndrore në nivel vendor, përfaqësues të bashkisë Përmet ,

Te nderuar qytetare të pranishëm në këtë mbledhje të parë të Këshillit bashkiak faleminderit dhe Mire se keni ardhur!
Punë të mbarë Këshillit bashkiak ! Suksese Kryetares së re të sapo zgjedhur të Keshillit bashkiak Znj. Anila Mihali , Nënkryetares Znj.Anila Dhimitri . Vlerë e shtuar për këshillin bashkiak drejtimi i tij nga dy zonja . Kam bindje se me grate puna bëhet jo vetem me mendje por mbi te gjitha me zemër .

Të nderuar keshilltarë ,

Sot është një ditë e vecantë, e rëndësishme dhe shumë emocionuese për të gjithë ne , sepse nga sot fillon puna jonë e përbashkët për t’i sherbyer komunitetit. Punë dhe sfida të mëdha na presin përpara të cilat do t’i realizojmë me përgjegjësi,angazhim dhe transparencë.
Modeli ynë i qeverisjes do të jetë me komunitetin, për komunitetin dhe pranë komunitetit . Bashkia jonë do të jetë një bashki shërbimesh ku qytetarët do të jenë partnerët tanë më të rëndësishëm në cdo hap të punës sonë.

Pritshmeritë nga Carshova, Petrani, Piskova , Frashëri , lagjet e qytetit deri në periferi janë të mëdha dhe padyshim i falenderoj të gjithë, sepse ky është vlerësimi më i madh që mund të presë nje kryetar bashkie , për te cilin kanë dhënë mbështetje me voten e tyre. Së bashku kryetar, këshill , administratë do të punojmë fort me te gjitha mundesitë për të përmbushur të gjitha pritshmërite.

Ashtu sic fola me ju drejtpërdrejtë në fushatë dhe sot po tregohem e drejtpërdrejtë nuk premtova dhe nuk mendoj se do bëj cudira por do të jem e angazhuar maksimalisht për t’u sherbyer me perkushtim , do të jem e drejte e matur dhe jo e njëanshme, do jem
sherbetorja juaj. Ky do të jetë një 4-vjecar ku vëmendja jonë do të drejtohet drejt fshatit, lagjeve të qytetit.

Vizioni ynë për zhvillimin e Permetit gjatë këtij mandati do të orjentohet në disa drejtime si Zhvillimi i infrastructures , Zhvillimi i bujqesise dhe blegtorise , Zhvillimi i turizmit rural dhe ekoturizmit Modeli ynë për zhvillimin e Permetit do të jetë shfrytëzimi i të gjitha aseteve natyrore, turistike , ekonomike , kulturore, njerëzore dhe infrastrukturore në funksion të rritjes ekonomike dhe krijimit të një modeli të qëndrueshem zhvillimi.

Do jem kryetare e të gjitha brezave , moshave dhe komuniteteve . Të nderuar këshilltarë së bashku do të realizojme shumë vendimmarrje, ndonjëhere ndoshta dhe të vështira, por besoj fort se se bashku kryetar / këshill me pergjegjsheri dhe transparencë , me besim dhe këmbëngulje do të bëjmë më të mirën për Pērmetin dhe përmetarët.

E ndiej peshwn , rwndwsine dhe privilegjin e kesaj detyre qw mw kanw besuar tashmw qytetarwt mw 30 qershor, ditë në të cilën fitoi qytetaria . 30 Qershorin e fituan qytetarët dhe pas kësaj do të punojmë me qytetarët.
Së bashku mund të bejme më shumë për Pwrmetin.

Kjo nuk është vetëm për ata që punuan në fushatë bashkë me mua, apo votuan për mua.
Jam Kryetare e bashkise per cdo banor te Permetit dhe ju jeni anetaret e keshillit bashkiak te cdo qytetari te majte dhe te djathte qe votoi apo nuk shkoi per te votuar.

Jam e gatshme te bashkepunoj me cdokend qe ka dicka per te dhene per qytetin dhe fshatrat tona , pavaresisht bindjeve politike sepse mbi te gjitha jemi permetare dhe gjeja me e rendesishme per te gjithe ne eshte Permeti.

Te gjithe perfaqesojme votat e komunitetit , cdo vote e hedhur eshte pritshmeri ndaj nesh. Te gjithe do te donim qe keshilli bashkiak te kishte nje perberje tjeter dhe pjese e saj te ishte dhe opozita . Kjo do te na beje edhe me serioze dhe me te pergjegjshem ne punen tone per te organizuar takime apo konsultime me bashkesine apo grupet e interesit me te gjithe aktoret dhe faktoret.

Pas 20 vjetesh te qenurit pjese e keshillit , do jem kryetarja qe do degjoj dhe mbeshtes propozimet tuaja , do degjoj dhe vleresoj maksimalisht idete , mendimet duke i kthyer ne projekte apo vendime konkrete.

Jo nje vit, as kater vjet as gjithe jeta jone smjafton per t’i sherbyer Permetit dhe gjithe komunitetit , por nga sot te gjithe se bashku le te fillojme punen sepse komuniteti pret shume nga ne!

Me mirenjohje dhe perulje njekohesisht pershendes dhe falenderoj gjithe permetaret dhe betohem se do punoj me mendje, shpirt dhe zemer per Permetin ,qyteti qe do ti jem mirenjohese perjete per cdo gje nga ajo me e vogla qe me ka dhene e deri te ky moment qe me ka besuar per ta drejtuar ! Faleminderit gjithe permetareve!

Me keni nderuar pamase duke me besuar , nuk do ju zhgenjej! Nga kjo salle ju dergoj nje perqafim te gjitheve! Pune te medha na presin !

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al