Nesër konstituohen dy bashkitë e fundit të qarkut Gjirokastër; Gjirokastra dhe Dropulli. Flamur Golemi dhe anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak do të betohen nesër në orën 10:00.
Më pas në orën 13:00 do të betohet Dhimitraq Toli në Bashkinë Dropull. Ndonëse këto janë dy bashki të drejtuara deri më tani nga opozita, nuk pritet rezistencë.
Zamira Rami dhe Ahile Deçka do të lirojnë zyrat njësoj siç bëri sot në Përmet Niko Shupuli. Opozita është dorëzuar përballë 30 qershorit.
61 bashki ia la në tavolinë socialistëve pa garë. Ky ishte një gabim fatal i Bashës dhe Kryemadhit, gabim që do të krijojë jo pak kosto për opozitën.
©argjiroja.net