Ka nisur konstituimi i Këshillit Bashkiak Gjirokastër, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas betimit të 30 këshilltarëve u zgjodh kryetari i Këshillit Bashkiak.
Ai është pedagogu Lavdim Hasani. Duke qenë se ishte vetëm një kandidat i propozuar nga këshilltarët, votimi u krye i hapur. Nënkryetarë të Këshillit u zgjodhën dy zonja: Çiljeta Meta dhe Manjola Shehaj. Ndërkohë një këshilltare mungonte sepse kishte dhënë dorëheqjen. Ajo ishte Laura Qeli.
Mbledhja vijon me pikat e tjera të rendit të ditës deri në betimin e kryetarit Flamur Golemi dhe zgjedhjen e anëtarëve që do të përfaqësojnë bashkinë në Këshillin e qarkut Gjirokastër.
©argjiroja.net









