• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ikën Rami vjen Golemi, të pathënat nga zyra e kryebashkiakut të Gjirokastrës

01/08/2019
Ikën Rami vjen Golemi, të pathënat nga zyra e kryebashkiakut të Gjirokastrës

Mbledhja e parë për konstituimin e Këshillit Bashkiak Gjirokastër ishte e shkurtër dhe e qetë. Nuk pati votime të fshehta duke qenë se në propozimet për kryetarin e Këshillit, nënkryetarët apo anëtarët që do të përfaqësojnë bashkinë në Këshillin e Qarkut, këshilltarët ranë dakord për votim të hapur. Pas rreth 60 minutash Flamur Golemi u nis për në zyrën e lënë bosh nga ish-kryetarja, Zamira Rami.

I shoqëruar nga deputetët Çuçi, Kumbaro e Malo, si dhe prefekti Astrit Aliaj e zv.ministrja Rovena Voda, kryetari i sapo betuar hyri në zyrën e të parit të qytetit. Nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë, që ish-kryetarja i kishte instaluar së fundi në ambientet e bashkisë dhe që ndoshta sot ka parë gjithçka nga aparati i saj celular, Golemi u prit në paradhomë nga shefja e kabinetit të Zamira Ramit.

Freskida Çako, ish-kandidate për deputete e LSI-së, shtrëngoi duart me Golemin dhe e futi brenda në zyrë. Bashkë me të ishte edhe Vangjel Muço, nënkryetari i Bashkisë me të cilin Flamur Bime bënte dikur gjithë punët publike në Gjirokastër dhe më pas Zamira Rami e mbajti po aty si njohës të mirë të qytetit dhe infrastrukturës së tij.

Çako e Muço, si dhe shefi i Policisë Bashkiake, ishin dy njerëzit e administratës së Zamira Ramit që pritën Flamur Golemin. Më pas në zyrë bujtën të gjithë; nga mbështetësit deri tek servilët, nga militantët e deri tek qytetarët e zakonshëm. Të gjithë donin së paku një shtrëngim duarsh dhe një foto me kryebashkiakun e ri. Tre elementë bënë përshtypje në zyrën që Rami i kishte lënë Golemit.

Së pari, aty mungonte fotografia zyrtare e Ismail Qemalit, detyrim ligjor e protokollar për çdo zyrë të shtetit. Madje siç u mësua aty, nuk ka patur në zyrë as më parë foto të Ismail Qemalit. E habitshme! Ndoshta ish-kryebashkiakja mbante portretin e Ilir Metës të cilin e ka larguar prej aty bashkë me sendet e tjera personale të saj.

Së dyti, në tavolinën e punës nuk kishte asnjë dosje dhe as një kompjuter. Përbri sallonit qëndronte një televizor i vjetër si për të të kujtuar kohën kur në atë zyrë ishte Flamur Bime. Kishte një kontrast shumë të madh mes ‘moshës’ së televizorit, epokës ‘hight tech’ në të cilën jetojmë dhe orendive të tjera të zyrës. Televizori ishte ndoshta objekti më i vjetër në zyrë. Mbase ruhej me fanatizëm nga ish-kryetarja si relike e fillim viteve ’90 kur shqiptarët nisën të blenin masivisht televizorë me ngjyra.

Së treti, në zyrë nuk kishte një flamur kombëtar të madh në sfondin pas tryezës së punës së kryetarit. U soll më vonë për efekt fotosh e kamerash nga një sallë tjetër. Çuditërisht njerëzit e stafit politik të kabinetit nuk ishin larguar bashkë me ish-kryetaren siç ndodh në raste të tilla kur ka rotacion. Figuronin në punë sipas shefes së Burimeve Njerëzore edhe pse nuk ishin aty për momentin. Ndoshta kishin marrë lejen e zakonshme…

Pamja nga zyra e kryebashkiakut të Gjirokastrës ishte interesante. Ndodh shpesh që zyrtarët e rinj kur futen në zyra kanë maninë të ndryshojnë arredimin apo edhe pozicionimin. S’e dimë çfarë do të bëjë Flamur Golemi në këtë rast, por fundja kjo është gjëja më pa rëndësi për ne. Mbi të gjitha ai duhet gjykuar nga performanca e tij. Sot e tutje është në provë dhe përballë gjykimit qytetar për mënyrën se si do ta qeverisë Gjirokastrën. Të shohim!

©argjiroja.net 

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al