Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 10 gjyqtarë, tashmë pas dy vitesh nga vakumi i krijuar me futjen në sistem të gjyqtarëve të rinj që kanë dalë nga shkolla e magjistraturës. Sipas KLP-së këta gjyqtarë do plotësojnë vakumin e krijuar në disa gjykata rrethi ku për shkak të dorëheqjeve, shkarkimeve nga vettingu apo daljes në pension të togave të zeza janë krijuar pamundësi të formimit të trupave gjykuese.
Tani janë caktuar magjistratët nga Tropoja, Puka, Dibra, Shkodra, Kukësi, Lushnja, Saranda, Kurbini, Korca e Gjirokastra. Pas futjes në sistem magjistratët do i nënshtrohen procesit të Vettingut që do caktohet me short nga KPK për secilin prej tyre ku do vlerësohen sipas tri kritereve bazë, pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionaliteti. Ndërsa kanë kryer stazhin e paguar deri këtë periudhë pas përfundimit të magjistraturës, prej 19 korrikut 2019 ata paguhen me pagën e plotë të gjyqtarit.
Në Administrative Shkodër Afërdita Caco
Në Dibër Ardit Kuka
Në Gjirokastër Suela Dashi
Në Korçë Ervin Sulaj
Në Kukës Merita Karaj
Në Kurbin Olti Skrame
Në Lushnjë Lorena Çabej
Në Pukë Amarilda Sulaj
Në Sarandë Suela Xhani
Në Tropojë Enkeleda Dalipi.