• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rishfaqet antraksi në Gjirokastër, dyshime për dy raste të reja

07/08/2019
Rishfaqet antraksi në Gjirokastër, dyshime për dy raste të reja

Sëmundja e plasjes te bagëtitë e imëta duket të jetë sërish një këmbanë alarmi për fermerët e Gjirokastrës. Deri më tani janë dy raste të dyshuara, për të cilat pritet një përgjigje nga analizat e ISUV.

11 bagëti të imëta kanë ngordhur vetëm në muajin korrik në Gjirokastër si pasojë e sëmundjes së antraksit, e njohur ndryshe si plasja.

Alarmi ngrihet sërish në këtë qark për dy vatra të reja dyshuese në fshatrat Dhëmblan të Tepelenës dhe Jergucat në Dropull.

Kanë qenë barinjtë që kanë vënë në dijeni autoritetet veterinare pas anomalive të shfaqura tek të imtat.

Përgjegjësi i Sektorit të Veterinarisë në Gjirokastër, Landi Dame, thotë se janë marrë kampione gjaku tek këto dy vatra te reja dhe janë çuar për analiza në ISUV në kryeqytet.

Landi Dame: Presim konfirmimin zyrtar nga ISUV nëse këto raste janë me plasje.Pas konfirmimit zyrtar do të merren të gjitha masat për vaksinimin e tufave të prekura.

Dame kërkon nga fermerët që hasin probleme me të imëtat të kontaktojnë me shërbimin veterinar.

Landi Dame: Shërbimi veterinar është në gjendje alerti për këtë situatë dhe e monitorojnë përditë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me zonat kuy dyshohet, udhëzimet ku fermeri duhet të veprojë dhe mbrojë shëndetin e vet.

Të imtat në Gjirokastër preken shpesh nga sëmundja e plasjes si pasojë e infektimit nga bacilli i plasjes mikrob, i cili qëndron aktiv 40 vjet nga momenti fillestar që nuk është eleminuar. Në kushtet e sotme me temperatura të larta, plasja gjen favorizim./ ora news

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah

VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah

31/08/2026
Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Goli i parë me Spartakun, Daku: Domethënës, pres shumë nga vetja!

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al