• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bukuritë e Shqipërisë mahnitin gazetarët brazilianë. Gjirokastra pjesë e reportazhit 40 minuta

10/08/2019
Bukuritë e Shqipërisë mahnitin gazetarët brazilianë. Gjirokastra pjesë e reportazhit 40 minuta

“Një thesar i fshehur që ngadalë po zbulohet. Shqipëria është një tokë me male dhe plazhe të bukura – praktikisht e panjohur. Një vend me histori të mbajtura me shekuj duke pritur për zbuluesit. Qytetet që sapo fillojnë të hapen para botës.” kështu nis reportazhi i 2 gazetareve brazilianë Sérgio Chapelin dhe Glória Maria kushtuar Shqipërisë. Reportazhi i dy gazetarëve është publikuar në programin e përjavshëm brazilian Reporter Globo për rreth 40 minuta ku janë prezantuar plazhet, ushqimet tradicionale, vendet turistike, arkitektura, bunkerët e kohës së komunizmit, vendet historike si dhe pasuritë kulturore.

Aventura e Reporter Globe fillon në jug të këtij vendi, pothuajse në kufirin me Greqinë dhe më pas shkon në vendet më turistike të vendit dhe përfundon në Tiranë. Një vëmendje të veçantë në reportazh i është kushtuar Butrintit ku gazetarët janë mahnitur nga bukuritë që ka kjo zonë. Ndërsa Ksamili cilësohet si plazhi më i bukur që ka rajoni. Ndërsa për sa i përket arkitekturës dhe traditës në Gjirokastër, në reportazh thuhet se është diçka magjepsëse.

Në këtë reportazh gazetarja braziliane ka intervistuar edhe kryeministrin Rama. Asaj i kanë tërhequr vëmendje pallatet me ngjyra dhe fasada në kryeqytet, ku thotë se ideja për t’i bërë me ngjyra ka qenë e kryeministrit Rama.

“Erdhi nga nevoja që kishim edhe pse nuk kishim buxhet…bëmë shumë për qytetin duke i dhënë frymë dhe e ngjyrosëm…doli që ishte një ide e mirë” tregon Rama për sa i përket ngjyrosjes së pallateve.

Rama më pas tregon se bën art kur punon apo flet ne telefon dhe se studioja e tij është në fakt tavolina e punës.

Në reportazhin brazilian një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe periudhës komuniste ku ka marrë rrëfimin e disa të dënuarve në atë kohë.

” Asnjë vend tjetër në botë nuk është izoluar kaq gjatë. Pothuajse askush nuk hyri. Pothuajse askush nuk mbeti. Një thesar i fshehur që ngadalë po zbulohet.” kështu e nis rrëfimin për periudhën komuniste gazetarja.

Më pas reportazhi ndalet në BunkArt 1 ku shpjegon se bunkerët si ai që tashmë është kthyer në një atraksion turistik, u bënë për mbrojtje nga sulme të mundshme. Për BunkArt 1, gazetarja shpjegon se u ndërtua për të mbrojtur liderët e vendit në atë kohë dhe ishte më i rëndësishmi.

Në mbyllje të reportazhit Shqipëria përshkruhet si një vend i lirë demokrat e tolerant që pret të rritet dhe të modernizohet.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

27/12/2025
Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al