Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, rreth orës 15:15.
Një makinë është përplasur me një motor, e për pasojë drejtuesi i motorit, 65-vjeçari Ded Ndoi ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Shoferi i makinës, 24-vjeçari me iniciale G.S., është shoqëruar në komariat.