Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto punimet në kalldrëmet e Gjirokastrës. Ndër të tjera Rama flet për një paketë të re investimesh për Gjirokastrën, por pa dhënë shumë detaje. Me siguri që pritet të jetë investimi për By Passin dhe Sheshin e Çerçizit si hapësirë pedonale, plus parkingu nëntokësor.
Postimi i tij i plotë.
Gjirokastra e rilindur po përjeton sezonin me fluksin më të lartë të turistëve në historinë e saj, por puna për t’i rikthyer rrezatimin magjik çdo rruge e ndërtese të lagjeve trashëgimi kulturore, deri dje të zhytyra në gropën harresës rrënuese, nuk ndalet asnjë ditë😊
Së shpejti paketa e re e investimit që do të çelë një tjetër kapitull transformimi të Qytetit të Gurtë, përmes një sërë ndërhyrjesh tanimë të projektuara më së miri👍
#GjirokastraqëDuam☀️
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱










