• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Restoranti i Mihal Kokëdhimës i ndërtuar pa leje. Kush e mbron ‘Vandamin’ që tmerroi turistët spanjollë?

18/08/2019
Restoranti i Mihal Kokëdhimës i ndërtuar pa leje. Kush e mbron ‘Vandamin’ që tmerroi turistët spanjollë?

Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, kushëriri i parë i ish-deputetit Koço Kokëdhima, (djalë xhaxhai) është arrestuar nga policia dy ditë më parë, për një ngjarje të paprecedentë me disa turistë spanjollë të cilët i sulmoi vetëm pasi ata nuk pritën porosinë që nuk u erdhi kurrë dhe u larguan të irrituar nga shërbimi në restoranti që ata kishin zgjedhur të drekonin në Porto Palermo të Himarës.

Kush e mbron Mihal Kokëdhimën që tmerroi spanjollët? Restoranti ‘Panorma’ i palegalizuar, e shembën në 2012-n Mihal Kokëdhima dhe restoranti Panorma 18 Gusht, 2019 13:02

Restoranti “Panorma”, në pronësi të kushëririt të Koço Kokëdhimës, që u bë deputet në vitin 2013 (tashmë kryetar i Partisë ZGJIDHJA) ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Por pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi.

Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, kushëriri i parë i ish-deputetit Koço Kokëdhima, (djalë xhaxhai) është arrestuar nga policia dy ditë më parë, për një ngjarje të paprecedentë me disa turistë spanjollë të cilët i sulmoi vetëm pasi ata nuk pritën porosinë që nuk u erdhi kurrë dhe u larguan të irrituar nga shërbimi në restoranti që ata kishin zgjedhur të drekonin në Porto Palermo të Himarës. Pronari i lokalit, Mihal Kokëdhima, i sulmoi ata, dhe i ndoqi duke ju hedhur mbi furgon, dhe në një rrugë 3 km qëndroi mbi kofanon e automjetit duke goditur me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu duke u gjakosur edhe vet.

Njw ditw mw parw u transmetuar videoja dhe momentet e tmerrit që kanë kaluar turistët spanjollë, të cilët gjithashtu morën disa dëmtime të lehta nga goditjet e pronarit, Kokëdhima. Por 51-vjeçari rezulton të ketë pikërisht këtë restorant luksoz në një nga zonat më të preferuara turistike në jug të Shqipërisë, Porto Palermo me emrin “Panorma”.

Shqiptarja.com ka zbuluar se restoranti në fjalë është pa leje, dhe se është në proces legalizimi. Por pyetja që ngrihet është se si është ndërtuar në shkëmb në një zonë të mrekullueshme siç është Kështjella e Porto Palermos, kur në fakt ndërtimet buzë detit nuk lejohen.

Po ashtu, në vitin 2012, kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka nisur shembjen e restorantit, për shkak se ishte dhe vijon të jetë ende pa leje. Në një komunikim që Shqiptarja.com pati me kryebashkiakun Goro, i cili u zgjodh sërish në krye të Bashkisë së Himarës më 30 qershor, ai e konfirmoi aksionin e bashkisë për shembjen e restorantit, duke thënë se është pa leje. Por teksa bashkia ndërhyri duke e shembur restorantin në vitin 2012, asgjë më tej nuk ndodhi, pasi me ndërhyrjet e tij, Mihal Kokëdhima e futi objektin në proces legalizimi. Por në gjithë këto vite pa leje, restoranti “Panorma” i ndërtuar shumë para vitit 2012 në buzë të detit të Porto Palermos në Himarë, vijon qetësisht aktivitetin e tij, pavarësisht se nuk ka një leje dhe pavarësisht incidentit të ndodhur me turistët. Është e çuditshme se si mund të futet në proces legalizimi një objekt i gjithi me beton i ndërtuar buzë detit në pronë publike.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, i vetmi biznes në emër të Mihal Kokëdhimës, rezulton një aktivitet në fushën e kultivimit dhe tregtimit të peshkut, i hapur në 12 prill të vitit 2008, por që aktiviteti i tij është tashmë i pezulluar. Ky biznes ndodhej në Qeparo, në Gjirin e Shënkollit.

Turistët zbulojnë çmenduritë e pronarit me thikë

Restoranti në fjalë, ka emrin “Panorma”. Por ndërtuar mbi plazh në këtë zonë të veçantë turistike, përshtypjet për cilësinë e ushqimit, çmimet dhe shërbimin, nuk janë të tilla. Qytetarë të shumtë, pas transmetimit të videos në Report Tv, ku pronari sulmoi turistët, nisën të shprehen duke denoncuar se situata të ngjashme u kanë ndodhur edhe vet atyre. Me shërbim të tmerrshëm dhe sjelljë agresive nga ana e pronarit, Kokëdhima.

Mjaft turistë të huaj kanë dhënë komente negative në TripAdviser për restorantin në fjalë, duke evidentuar pikërisht faktin që janë ndjerë të pamikpritur. Një turiste thotë se administratori i restorantit, që është Mihal Kokëdhima i ka bërë nënës së saj dhe kunatit duke i kërcënuar me thikë, njëjtë siç u shprehën edhe turistët spanjollë që u sulmuan dy ditë më parë nga Kokëdhima.

Të tjerë në komentet e tyre se pronari nuk të lë alternativë tjetër veçe të blesh shumë shtrenjtëpeshkun që ai shet. Ata shprehen se nga restoranti të ofrohet një shishe verë pa e kërkuar atë, dhe nëse e refuzon, ata nuk duken të lumtur për këtë fakt.

Edhe në një vëzhgim të menusë së restorantit bien në sy problematika të tjera të shprehura nga vetë vizitorët. Çmimet e larta. Një omletë kushton 350 lekë, një sallatë fshati 400 lekë, patate të skuqura 300 lekë, peshku levrek 3000 lekë, etj. Edhe në Booking, rezervimet pë restorantin “Panorma” janë ndalur!/ Shqiptarja.com 

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Anis Mehmeti shkelqen me Bristol City, realizon supergol

Anis Mehmeti shkelqen me Bristol City, realizon supergol

27/12/2025
Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al