• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e Mihal Kokëdhimës përfundon në gazetën më të madhe spanjolle, ja cfarë shkruan ‘El Pais’

22/08/2019
I shembën lokalin, Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital

Gazeta më e madhe spanjolle, El Pais, raportoi për shembjen e lokalit të Mihal Kokëdhimës, i njohur me nofkën Gladiatori. Gazeta tregon se si nisi incidenti me turistët spanjollë dhe se si u angazhua ambasada e Spanjës

Restoranti në pronësi të një shqiptari, që u filmua javën e shkuar teksa sulmonte një familje me turistë spanjollë, u shemb të mërkurën. Biznesi, i vendosur në Porto Palermo në jug të vendit ballkanik, operonte pa një leje për vite të tëra. Veprimet e pronarit, një burrë i quajtur Mihal Kokëdhima, u bënë kryelajm në vendin e tij dhe në Spanjë, pasi ai sulmoi një biznesmen shumë të njohur spanjoll, Eugenio Galdon dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe shoferin dhe guidën shqiptare.

Incidenti ndodhi më 15 gusht dhe raportohet se u nxit pasi grupi i spanjollëve anuloi dy nga shtatë pjatat që kishin porositur në restorant. Kokëdhima doli jashtë ambienteve dhe mesa duket u hodh mbi kofanon e makinës me qira të familjes. Siç tregojnë pamjet e regjistruara me celular, ai qëndroi aty për rreth 10 minuta, teksa automjeti ishte në lëvizje, duke grushtuar xhamin derisa hapi një vrimë në të, duke shokuar njerëzit brenda në mjet. Gjithashtu në video shihet edhe momenti kur ai përpiqet të hapë derën anësore të shoferit, pikërisht në këtë çast mjeti ia del të arratiset.

Sulmi mbi familjen spanjolle nxiti vendimin për prishjen e godinës dhe u mor nga një organ përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë turistike në vend. Familja e Kokëdhimës nuk bëri rezistencë ndaj kësaj mase.

Vetë restoranti ishte mbyllur për disa ditë, pasi autoritetet u ndërgjegjësuan për incidentin, që la të lënduar lehtë Galdon- themelues i kompanisë së telekomit ONO- dhe një prej fëmijëve të tij. Ata përfunduan duke kërkuan ndërhyrjen e ambasadës amerikane në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Pas sulmit, Kokëdhima- që është 51 vjeç dhe njihet nga fqinjët si ‘Gladiatori’- u arrestua dhe u mbajt në paraburgim. Ai do të përballet me akuza për frikësim, dëmtim të qëllimshëm dhe shkatërrim të pronës.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, këshilli lokal i Himarës, ku ishte vendosur restoranti, ishte përpjekur ta shembte atë që në vitin 2012.

Kokëdhima u shfaq duke buzëqeshur përpara gjyqtarëve të martën, kurse avokati i tij argumentoi se ai hipi në kofanon e makinës për t’u mbrojtur dhe theksoi se turistët kishin pirë kanabis dhe dy shoqëruesit e tyre ishin të dehur.

Pas incidentit, një numër turistësh vendas dhe të huaj kanë ndaluar jashtë restorantit për të bërë fotografi.

Restoranti është i vetmi në gjirin e Porto Palermos, një enklavë e vogël në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare. Ai kishte një hapësirë prej 2 mijë metra katrorë, që e shfrytëzonte edhe si plazh pa leje. Pronari kishte vendosur shezlonge, të cilat po ashtu ishin pa leje. Gjatë kohës së diktaturës komuniste, kjo zonë shërbente për riparimet e nëndetëseve.

Agresori është kushëri i ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima, që është përfshirë në ndërtim dhe zotëron të përditshmen Shekulli dhe firmën e internetit Abissnet. Ai ka qenë mik dhe koleg i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, por u përjashtua nga Partia Socialiste dhe tani drejton një grup të vogël politik. /El Pais

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Como trondit Allegrin në “Maradona”, Lazio perfekte në start, Gattuson e nderon sërish Frattesi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Como trondit Allegrin në “Maradona”, Lazio perfekte në start, Gattuson e nderon sërish Frattesi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
VIDEO/ “Blackout” në Durrës, ikin dritat sërish te Teuta-Tirana, tifozët ndezin blicat – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ “Blackout” në Durrës, ikin dritat sërish te Teuta-Tirana, tifozët ndezin blicat

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al