• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bukë me krimba, mish qeni dhe ujë me vajgur! Dëshmitë rrëqethëse për kampin e Tepelenës (VIDEO)

23/08/2019
Bukë me krimba, mish qeni dhe ujë me vajgur! Dëshmitë rrëqethëse për kampin e Tepelenës (VIDEO)

Marta Nikolli, ishte vetëm 10 vjeçe kur erdhi për herë të parë në kampin famëkeq të Tepelenës, në vitin 1950 prej Spacit të Mirditës.

Për Report TV, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, ajo rrëfen se trajtimi në këtë kamp ka qenë tërësisht çnjerëzor, pasi buka ishte me krimba, uji me vajgur dhe shumë vuajtje të tjera të cilat shkaktuan vdekjen e qindra personave, përfshirë edhe motrën dhe vëllanë e saj.

“Jetë më të keqe nuk ka më. Buka ka qenë me krimba, gjella me krimba, uji me vajguri. Më keq nuk ka ku ta çoj më. Më ka vdekur gjyshja këtu. E kanë varrosur me një vend dhe pas tre javëve e kanë nxjerrë nga aty dhe e kanë çuar tek bregu i lumit. Aty e ka marr rrjedha dhe nuk u mor vesh më gjë për të”, tha ajo.

Po të njëjtat dëshmi japin edhe dy pjesëtar të tjerë të kampit, të cilët rrëfejnë se iu është servirur nga “xhelatët” e kampit edhe mishi qeni që ta konsumonin me detyrim.

“Kemi vuajtur për të ngrënë. Më ka thëna nana se unë isha i vogël se edhe mish qeni na fusnin në gjellë. Sa arrihej të vdisnin 30 fëmijë brenda natës. Unë kam pas ardhur me nënë, katër vëllezërit dhe motrën. Motra nuk pranonte të hante ushqimin pasi ishe me krimba dhe vdiq”, tha Marku.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Cika, ka vënë theksin tek harresa që pushteti vendor u ka bërë viktimave të komunizmit, aq sa nuk kanë bërë as rregullimin e pllakës përkujtimore që është thyer.

“Ky është një vend i shenjtë dhe mendojmë ta bëjmë edhe më të shenjtë. Ta marrin vesh të gjithë se çfarë është. Vijmë çdo vit e përkujtojmë. Kam një vërejtje për autoritetet lokale pasi është thyer pllaka përkujtimore. Kjo duhet të marrë fund. Nuk kanë lënë kriminel pa shpallur qytetarë nderi. Pritet të shpallin edhe kryetarin e këtij kampi qytetar nderi. Duhet të ndahet mendja o me viktimat ose me xhelatët, pasi me të dyja nuk bëhet”, tha Cika.

Në kampin e Tepelenës u internuan mbi 3 mijë persona, nga ku humbën jetën mbi 500 të pafajshëm që nga foshnjat, fëmijët, gratë, burrat e të moshuar./ report tv

Related Posts

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë
Kryesore

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbyllen kampionatet e Kategorisë së Parë për U-17, U-16 dhe U-15, zhvillohen ceremonitë e dorëzimit të trofeve

Mbyllen kampionatet e Kategorisë së Parë për U-17, U-16 dhe U-15, zhvillohen ceremonitë e dorëzimit të trofeve

25/05/2026
Homazh emocionues për Kyle Busch në Coca-Cola 600, familja në pistë mes lotësh

Homazh emocionues për Kyle Busch në Coca-Cola 600, familja në pistë mes lotësh

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al