• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kompania me vlerën më të lartë fiton tenderin për Lungomaren e Sarandës

27/08/2019
Kompania me vlerën më të lartë fiton tenderin për Lungomaren e Sarandës

Kompania Fusha shpk ka fituar tenderin me vlerë 4,7 milionë euro për rivitalizimin e shëtitores Naim Frashëri, buzë detit në Sarandë.

Fusha shpk u shpall fituese e tenderit ndërkombëtar zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), megjithëse oferta e saj ishte më e lartë se ato të kompanive të tjera pjesëmarrëse në tender.

FSHZH publikoi thirrjen ndërkombëtare për oferta që më 29 maj 2019. Megjithatë më 7 gusht 2019, kur u shpall dhe fituesi, vetëm tre kompani shqiptare kishin marrë pjesë në tender:

Arifaj shpk, me ofertë rreth 3,8 milionë euro;
Gjikuria shpk, me ofertë rreth 3,9 milionë euro;
Fusha shpk me ofertë rreth 4,7 milionë euro.
Në dokumentet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, bërë publike nga OpenProcurement.al, FSHZH nuk sqaron se përse ka shpallur fituese kompaninë Fusha, megjithesë ajo ka bërë ofertën më të lartë.

Projekti për rivitalizimin e shëtitores buzë detit në Sarandë është pjesë e projektit të Bankës Botërore për përmirësimin e infrastrukturës në bashkitë Sarandë, Gjirokastër, Berat, Përmet.

Për të katër këto bashki, Banka Botërore i ka dhënë qeverisë shqiptare një kredi prej 63.8 milionë euro.

Kompania Fusha njihet si një prej kompanive të afërta të qeverisë, Bashkisë Tiranë dhe një sërë bashkish të tjera socialiste si ajo e Durrësit.

Kompania Fusha aktualisht po rindërton dhe Bulevardin Zogu I në Tiranë, i gjatë 600 metra. Vlera e kësaj kontratë është 5 milionë euro.

Po ashtu, siç Exit.al ka shkruar më parë, Fusha shpk është kompania kryesore pretendente për të fituar tenderin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e gjashtë kullave rreth tij.

Sipas të dhënave të OpenData Albania, Fusha shpk ka përfituar të paktën rreth 30 milionë euro në kontrata nga pushteti lokal gjatë periudhës korrik 2015—korrik 2018. Të paktën rreth 13 milionë të tjera Fusha i ka përfituar nga pushteti lokal, në të njejtën periudhë kohe, së bashku me kompani të tjera, me të cilat ka fituar kontrata si bashkim kompanish./exit.al

Related Posts

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë
Kryesore

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historike, asnjë lojtar nga Real Madrid, Spanja publikon listën e Botërorit “FIFA2026”

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al