Një lokal është djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Çarçovë të Përmetit. Policia thotë se shkak i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk jepet vlera e dëmit të shkaktuar.
Informacion paraprak.
Në datë 28.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Çarçovë, Përmet, ka rënë zjarr në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit A.J. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit është aksidental (shkëndi elektrike).