Menaxhimi i ujërave të zeza në disa zona të Tepelenës vijon të jetë një problem i pazgjidhur. Disa banorë të fshatit Beçisht e Damës janë ankuar tek Argjirolajm.net për ndotjen e madhe që është shkaktuar tek rruga ku ata kalojnë.
Sipas tyre gjithë ujërat e zeza të Tepelenës kanë dalë në sipërfaqe pikërisht në këtë vend, duke rrezikuar shëndetin e njerëzve. Situata vijon të jetë e tillë prej më shumë së 4 muajsh thonë banorët.
Temperaturat e larta të verës shtojnë rrezikun për krijimin e vatrave të infeksionit. Shihni më poshtë disa foto që na ka nisur një banor i Beçishtit.
©argjiroja.net