Me ardhjen e fundit të gushtit, edhe emigrantët shqiptarë kanë përfunduar pushimet e tyre dhe kanë filluar të kthehen në vendet e punës në shtetet fqinje.
Kjo gjë ka shkaktuar një radhë të gjatë automjetesh në pikën kufitare të Qafë – Botës.
Mësohet se dogana greke punon me dy sportele, ndërsa ajo shqiptare me një.
Është shënuar një trafik i rënduar makinash dhe ka shkaktuar tepër stres tek drejtuesit.