• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U gjet pa jetë në banesën e tij në Lukovë, zbardhen të tjera detaje për Uliks Gjeneralin

03/09/2019
U gjet pa jetë në banesën e tij në Lukovë, zbardhen të tjera detaje për Uliks Gjeneralin

Nga Shpresa Dine/ Panorama

Uliks Gjenerali (Gjinarari), vëllai i autorit të vrasjes së “të fortit të Tiranës”, Naim Zyberi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. 46-vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Lukovë, vendi i origjinës së familjes së tij. Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa trupi i pajetë i Gjinararit është gjendur nga djali i tij adoleshent.

Policia e Sarandës, pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë trupi është dërguar në morgun e Spitalit të Sarandës ku do të kryhet dhe autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ka qenë një telefonatë në orën 12:00 të së hënës ku kërkohej ndihmë nga Policia dhe Spitali.

Mësohet se i biri kishte shkuar për ta kontrolluar, duke menduar se ishte ende në gjumë. Por, më pas, ka konstatuar se i ati nuk po bënte asnjë reagim, pavarësisht thirrjeve të tij. Pas njoftimit në sallën operative të Sarandës, shërbimet Policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

46- vjeçari është babai i një djali 14-vjeçar, i cili mban dhe emrin e gjyshit të tij kampion kombëtar në mundje. Prej disa vitesh, familja e Uliks Gjeneralit ishte vendosur në Lukovë, ku mësohet se kanë dhe një plazh privat në Shpellë të Lukovës.

Vëllai i Uliksit, Gert Gjinarari ka vetëm pak muaj që ka fituar lirinë. Ai u la i lirë në shkurt të këtij viti, pas 19 vitesh burgim. Uliks dhe Gert Gjinarari janë fëmijët e kampionit të mundjes, Stefan Gjinarari. Ndonëse vëllai i tij është dënuar për një ngjarje të bujshme, vetë Uliks Gjenerali nuk ka qenë person me precedent penal.

Lidhur me shkakun që mund të kenë sjellë vdekjen e papritur të 46-vjeçarit, dyshohet se kjo mund të ketë ardhur nga arresti kardiak.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndikuar abuzimi me pijen alkoolike apo substanca narkotike, por këto pritet të vërtetohen nga autopsia që po kryhet në Spitalin e Sarandës.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Korçës liroi me kusht Gerd Gjeneralin, të dënuarin për burgim të përjetshëm për vrasjen e “të fortit” të Tiranës, Naim Zyberi. Me një vendim të datës 14 shkurt 2019, gjyqtari Markelian Kuqo, duke arsyetuar kërkesën që i ka pranuar Gjeneralit për liri me kusht, thoshte se ishte mbështetur në disa komponentë: Është rehabilituar plotësisht, ka sjellë shembullore dhe ka normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimës. Ndërsa kushti për lirinë e tij ishte detyrimi për t’u paraqitur gjithë jetën pranë Shërbimit të Provës. Nga ana tjetër, Prokuroria, që ka qenë kundër dhënies së lirisë me kusht, ndryshe nga Burgu i Drenovës ku ai vuante dënimin që ishte dakord, shprehej se do ta apelonte vendimin e Shkallës së Parë. Në qershor të vitit 2016, Gjykata e Apelit Tiranë i hapi dritën jeshile Gerd Gjeneralit për të ankimuar dënimin me burgim të përjetshëm. Një treshe gjykuese e Apelit, e kryesuar nga Lefter Jahaj dhe anëtarë Genti Shala e Shkëlqim Mustafa, pranuan kërkesën e 45-vjeçarit Gjenerali për t’i rivendosur në afat të drejtën e ankimit kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që njohu dënimin me burg përjetë ndaj tij nga një gjykatë në Milano. Gjenerali ia pati lënë avokatit të tij mbrojtës tagrin për të apeluar vendimin, por kjo e drejtë nuk u ushtrua prej tij.

Hakmarrja që solli vrasjen e Naim Zyberit në Itali

Në vitet ’90-’92, “ligjin” në Tiranë, të paktën mbi zonën e stacionit të trenit e deri tek ish-fusha e druve, e bënin dy grupime djemsh, që në atë kohë njiheshin si “Djemtë e Rrugës Bardhyl” dhe “Djemtë e Trenin të Vjetër”.

Të parët udhëhiqeshin nga Gazmend Muça, ndërsa grupi tjetër nga Naim Zyberi. Por, ndryshe nga “trimëritë” e atëhershme, që shkonin deri në vendosjen e ndonjë gjobe ndaj tregtarëve të vegjël, pas pak vitesh kohët ndryshuan, po ashtu edhe “trimëritë”. Tregu i drogës ishte më fitimprurësi dhe çdo ditë e më shumë bëhej edhe më i lakmuar nga “gangsterët” e atyre viteve. Për një periudhë ata ranë në qetësi, pasi nuk kishin më kohë për konflikte me njëri-tjetrin. Kur disa prej tyre prekën Italinë, kuptuan se aty kishte vend për të gjithë.

Por pas kësaj qetësie, nisi një serial i ri i përgjakshëm, shkak për të cilin u bë dyshimi se dikush prej tyre ishte spiun i Policisë. Nisën të qarkullojnë fjalë sikur një efektiv Policie kishte thënë se Ardian Spahiu, i njohur si Ad Topalli, mik i ngushtë i Naim Zyberit, ishte informator i strukturave të rendit. Kjo vuri në lëvizje një tjetër grup, ku bënte pjesë Fatmir Rama, apo i njohur si Miri i Xhikes, kushëriri i tij, Artur Grori, dhe disa shokë të tyre. Në një atentat që i bëhet Ad Topallit, ku ai mbetet i vrarë, plagoset edhe Miri i Xhikes. Por, pas kësaj ngjarje rezultoi se informacioni që Ad Topalli ishte spiun i Policisë, ishte i pavërtetë.

Më saktë, ishte përdorur që bandat të shkatërronin njëratjetrën. Në vitin 1997, pas vrasjes se Ad Topallit, objektivi për Naim Zyberin ishte Fatmir Rama. Por kur Zyberi shkon dhe troket në shtëpinë e tij, i shoqëruar nga një mik, derën e hap Artur Grori. Ata i thanë se kërkonin Mirin e Xhikes, por ai u thotë se nuk ishte në shtëpi. Naim Zyberi me shokun e tij nisen për të ikur, por kthehen sërish, duke menduar se Grori do e lajmëronte Fatmir Ramën. Në këtë mënyrë, ata e qëllojnë disa herë me armë, duke e lënë të vrarë dhe largohen.

Pak ditë më pas, vëllai i vetëm i Artur Grorit, Arbeni, i dënuar me burg të përjetshëm, dyshohet se qëllon mbi një të ri me mbiemër Maçi, pasi ishte pjesëmarrës në vrasjen e Arturit. Megjithatë, ai nuk do të hiqte dorë, derisa të ekzekutonte Naim Zyberin. Zyberi shkon ne Milano, aty ku ndodhej edhe Arben Grori. Duket se ata po kërkonin njëri-tjetrin. Në një bar në Torino, Grori pikas Naim Zyberin dhe aty pati një shkëmbim zjarri mes tyre. Zyberi plagoset rëndë dhe për këtë arsye iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

Pas kësaj ngjarje, Policia italiane e dërgon Naim Zyberin në spitalin “San Paolo” ku ruhej nga dy efektivë. Ka disa versione për ekzekutimin e Zyberit. Sipas të dhënave, dyshohet se ekzekutori ishte veshur si infermier, ndërsa bashkëpunëtori i tij mbante një tufë me lule, ku ishte fshehur pistoleta. Pasi janë futur në dhomën ku qëndronte Zyberi, ka shkrehur pesë plumba mbi të me një pistoletë me silenciator. Askush nuk kuptoi asgjë, por më pas karabinierët panë që Naim Zyberi ishte vrarë nën hundën e tyre./ PANORAMA

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al