Në Sarandë vijon largimi i drejtuesve të institucioneve. Pas Alket Qëndros nga Drejtoria e Tatimeve, së fundi është shkarkuar edhe drejtori i OSHEE-së, Artur Kseno.
Mësohet se shkarkimi i tij është bërë për shkak të performancës së keqe, kryesisht mosrealizim i planit të humbjeve për muajt e fundit. Për momentin nuk dihet ende se kush do të emërohet në këtë institucion.
Gjatë vjeshtës Edi Rama ka urdhëruar që të kryhet një rifreskim i drejtuesve nëpër institucione të ndryshme. Shumë prej drejtorëve pritet të shkarkohen.
©argjiroja.net









