• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbrëmjet në Pazarin e Gjirokastrës, i keni parë këto FOTO?!

07/09/2019
Mbrëmjet në Pazarin e Gjirokastrës, i keni parë këto FOTO?!

Mbrëmjeve deri në orët e vona të natës, kënga tradicionale polifonike e Gjirokastrës dhe e rrethinave të saj, vazhdon të shëtisë në kalldrëmet e Pazarit për të kënaqur dhe tërhequr turistët.

Kjo është nisma më e re, e cila synon nxitjen dhe mbështetjen e grupeve polifonike në organizimin e disa koncerteve të thjeshta nëpër lokalet e pazarit karakteristik. Kjo praktikë e re është mirëpritur nga qytetarët, pronarët e lokaleve të pazarit, hotelierët, operatorët turistikë, por veçanërisht nga vetë turistët dhe vizitorët.

Çdo mbrëmje grupe turistësh të huaj, prej Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe qyteteve të Shqipërisë, rrethojnë artistët e folklorit dhe ndjekin me interes të jashtëzakonshëm këto koncerte të improvizuara. Ata kënaqen me muzikën e vjetër polifonike, bëjnë fotografi dhe video, duke marrë me vete vlerat e papërsëritshme të polifonisë shqiptare, tashmë të vlerësuara dhe mbrojtura nga UNESCO si vlera të Trashëgimisë Kulturore Botërore.

Netët e gushtit dhe shtatorit, me prezencën e këtyre grupeve polifonike shëtitës në Gjirokastër, kanë bërë që turistët krahas gatimeve dhe pijeve tradicionale, të shijojnë edhe tingujt magjik të sazeve dhe grupeve polifonike të njohura si: Grupi Ergjeria, Grupi i Sazeve, grupet foklorike të Antigonesë, etj.

Pazari i Gjirokastrës ka nisur kështu të gjallërohet dhe frekuentohet edhe më shumë nga qindra turistë të huaj që gjatë këtyre mbrëmjeve magjike arrijnë të argëtohen, të shijojnë, të marrin informacion dhe të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me vlerat më të mira të kulturës, traditës, muzikës me saze dhe polifonisë.

Related Posts

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Lajme

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

18/11/2026
Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin
Kryesore

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

17/11/2026
Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë
Kryesore

Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

17/11/2026
Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi
Kryesore

Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi

17/11/2026
Kryesore

17/11/2026
Abuzoi me të miturin, dënohet me 13 vjet burg shqiptari në Greqi
Kryesore

Arrestohen 4 shqiptarë të Maqedonisë në Greqi: Do ekzekutonin biznesmenin izraelit (grupi financohej nga Irani)

17/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një lajm i mirë për Tiranën, por Klafuriç humb dy titullarë për duelin ndaj pretendentëve

Tirana “peshkon” Laçin, ja dy rastet e Kupës me një kundërshtar problematik

18/11/2026
Hysaj, një okazion në Itali, Ascoli tenton të josh kapitenin kuqezi – Balkanweb.com – News24

Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë, pasi udhëhoqi Kombëtaren nuk ka kohë për të humbur

18/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al