Incident në ceremoninë përkujtimore të 76- vjetorit të betejës së Gërhotit ku u vranë 36 ballistë në përpjekje me pushtuesit italianë.
Përkrahësit e Partisë së Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat kanë kundërshtuar prezencën në këtë ceremoni të Artur Roshit, deputetit të Partisë Balli Kombëtar Demokrat.
Njëkohësisht ata kanë kundërshtuar prezencën e ish-deputetëve të PD, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj si dhe të kryetarit të shoqatës Antikomuniste, Nebil Cika.